• |
ide | kryesore

Shqipëria me festa masive/ Manastirliu u kërkon qytetarëve të lajnë duart

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas mbylljes së festave masive të Kampionatit Europian në Tiranë gjatë muajit qershor, shqiptarët dhe turistët e huaj po kremtojnë festën e birrës në Korçë, ku qeveria ka sponsorizuar ardhjen e Goran Bregoviçit. Pak ditë më parë, Taulant Balla bëri thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve atje.

Ndërkohë, Erion Veliaj ka paralajmëruar një koncert gjigand nga Ermal Meta në stadiumin Air Albania, ndërsa vetë turistët e huaj kanë planifikuar një “rave party” në 1 Shtator në Shqipëri, sipas mediave italiane. Një e ngjashme u organizua nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi në Shëngjin, e quajtur “Unum Festival”. Kufijtë janë krejtësisht të hapur për turistët, ndërsa në vend nuk respektohet më asnjë masë kundër pandemisë, pavarësisht se vendi po hyn në një valë tjetër infeksionesh.

Në gjithë këtë garë për festime, zëri i Ogerta Manastirliut që kërkon kujdes dhe vaksinim, duket si absurditet, megjithatë Ministrja e Shëndetësisë e ka bërë një apel, sa për të thënë.

Bie në sy kërkesa për të larë duart, ndërkohë që apeli i Manastirliut është bërë sa për të larë gojën. Sipas të dhënave sot në vend pati mbi 600 të infektuar të rinj dhe dy të vdekur.

Statusi i plotë më poshtë:

Rritja e rasteve të infektimeve ditore, të shtrimeve në spital dhe kalimi i mbi 5 mijë rasteve aktive me #Covid19 në vend, kërkon nga secili prej nesh përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët, duke u vaksinuar sa më parë ndaj #Covid19 si dhe duke respektuar protokollet e shëndetit publik të cilat përcaktojnë qartë masat që duhen zbatuar në çdo mjedis dhe aktivitet.

 



8 Comments

  1. Ne nje shtet te Nato-s i kerkuan logari ministrit te jashtem se pse ndodhej nne pushime kur Kabuli ra. Kurse tek ne, nderkohe qe gjithe Shqiperia digjej, ministri i brendshem dhe gjithe ministrat e tjere i gjeje neper plazhe. Mos te flasim per psikopatin qe levizte me helikopter nga nje plazh ne tjetrin. Edhe kjo Manasirliu mos t’na caje trapin, po te beje ndonje gje, se COVIDI po ben kerdine

  2. Komunistet e Enver Hoxhes, atit shpirteror te ketyre qe qeverisin sot, u kerkuan shqiptareve te dale nga lufta me 1945 qe te dorezonin edhe thesin e fundit me drithe e miell per Partine dhe se pas kesaj do te hanin gjithe jeten me luge floriri….

    Me fakt hengren vetem lugen…. ne nke vrime qe nuk ishte goja!

    Sot komunistrt e rinjtallen njelloj!

  3. Ohuuuu ku e keni mendjen.Shikoni bythen e kesaj baxhelles se sa e ka.Nje doggy style do ishte perfekte te rehatosh trunin nga virusi

  4. Këtej vënë gjoba lokaleve nga ana tjetër bëjnë festa me grumbullime të mëdha. Japin udhëzime që i kemi dëgjuar me qindra herë e pastaj harrojnë ça thonë dhe bëjnë festa të çmëndura.Motoja e komunistëve kjo ka qen gjithmonë. Bëj si ju themi ne e mos bëni si bëjmë ne!!!!!

  5. Komunistet gjate luftes 1940 dhe vecanerisht 1946-1947 sa moren pushtetin me dhune fale USA dhe Inglizit masakruan njelloj si talebanet. Talebanet dhe Komunistet same shit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *