• |
ide | kryesore

Aksident me vdekje në Korçë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë, duke lënë një person të vdekur. Burimet për mediat raportojnë se në afërsi të fshatit Cangonj një automjet ka goditur një motor. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit. Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Devoll/ Informacion paraprak

Më datë 24.08.2021, rreth orës 18:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, shtetasi A. K., 30 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar drejtuesin e një motoçiklete (ende i paidentifikuar) i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Me drejtuesin e mjetit, shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *