• |
ide | kryesore

Çudira braziliane, në derbi me të njëjtën fanellë: skuadra e tretë e qytetit i jep uniformën e tyre

-Instant, Sport



Në kampionatin paulist të Serie B në Brazil, derbi i Suzanos (komunë e shtetit të Sao Paulos, mes Esporte Suzano dhe Uniao Suzano, ishte një ngjarje e rëndësishme, duke qenë se nuk luhej prej 6 vjetësh. E megjithatë, për ta bërë që të mos harrohej dicka ndodhi. Natyrisht jo qëllimisht, e as problematike, por ngjarje nga ato që në Brazil nuk është se ndodhin për herë të parë.

E kështu, ndeshja derbi u detyrua të fillonte me 18 minuta vonesë, sepse të dy ekipet hynë në fushë me fanella të njëjta. Si Esporte, ashtu edhe Uniao, që edhe logon e ngjyrat i kanë të përafërta, kanë zgjedhur të futen në fushë me fanellat e bardha, për të shmangur përplasjen, pa menduar se idea do të kishte qenë e njëjtë pë të dy klubet. Për fat të mirë, një ekip i tretë i qytetit i huazoi fanellën e tyre Ecus. Pastaj, në fushë, Uniao Suzano fitoi me rezultatin 3-0.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *