• |
ide | kryesore

FOTO/ Nxirret nga gremina furgoni ku humbën jetën 5 persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rreth orës 23.00 të së enjtes është bërë e mundur nxjerrja nga gremina në Qafën e Muzinës ku humbën jetën 5 persona, mes tyre edhe një çift ukrainas.

Nxjerrja e furgonit kërkoi mjete të posaçme për shkak të terrenit të vështirë ku kishte rënë.

Do të jetë ekspertiza teknike që pritet të vlerësojë forcën e goditjes që e ka shtyrë furgonin jashtë rrugës.

Furgoni u përplas nga një mjet tip “Land Rover” ku ishin duke udhëtuar 3 vajza. Ato janë transportuar në spital ku janë duke marrë ndihmën mjekësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *