• |
ide | kryesore

Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, dy të arrestuar në Gjirokastër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona, që ishin shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit Ilia Margo, 60 vjeç, banues në Gjirokastër dhe Çajup Tefa, 50 vjeç, banues në Gjirokastër.

Kapja dhe ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka dënuar(secilin) me nga 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Materialet në ngarkim të ketyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *