• |
ide | kryesore

Vidhnin shtëpi e biznese, kapet banda e hajdutëve në Lushnje (Emrat)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas një serie vjedhjesh në shtëpi dhe biznese të Lushnjës, Policia e Lushnjës është vënë në alarm dhe ka organizuar operacionin “Trio”. Tre persona u vunë në pranga menjëhërë, të tre nga Fieri: Niko Zaimi, 36 vjeç, (i dënuar më parë për vjedhje), Erion Kondi, 40 vjeç dhe Klaudjo Myrtja, 27 vjeç

Policia tha se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen “Kadri Qystri” kanë vjedhur biznesin në pronësi të shtetasit D. Sh; në lagjen “Loni Dhamo” kanë vjedhur banesën e shtetases N. K. dhe në lagjen “Kadri Qystri” kanë tentuar të vjedhin biznesin në pronësi të shtetasit A. S.

Nga tërësia e veprimeve hetimore doli se gjatë muajit maj dhe gusht, ata kishin vjedhur sende me vlerë, shuma parash dhe orendi shtëpiake në 3 banesa:

Konkretisht në datën 11.05.2021 kanë vjedhur banesën e shtetasit J. P., në datë 10.08.2021 kanë vjedhur banesën e shtetasit E. E., dhe në datë 12.08.2021 kanë vjedhur banesën e shtetasit A. H.

Gjatë operacionit, Policia ka bërë sekuestrimin e shumës prej 3830 euro, 40 paund, 125.200 lekë të rinj, disa bizhuteri, 3 aparate celularë, paisje që përdoreshin nga autorët për të kryer vjedhjet si dhe automjeti i cili gjithashtu përdorej nga këta shtetas për të kryer vjedhjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *