• |
ide | kryesore

Vijon zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, nis ndërhyrja nga ajri me helikopterë grekë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vijon të jetë aktiv zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, që është edhe një zonë e mbrojtur.

Ajo çfarë dihet deri në këto momente është se në terren janë më shumë se 5 mjete zjarrfikëse, ndërkohë që është ndërhyrë edhe nga ajri.

Në zonë po ndërhyjnë punonjës të ADZM, punonjës të shërbimeve publike e dhjetëra zjarrfikëse.

Zjarri, i cili ka rënë në kufi me Greqinë, ka agravuar edhe më tej, për shkak të erës, ndërkohë që po ndërhyhet edhe nga Greqia me mjete zjarrfikëse e gjithashtu ndërhyrja është mundësuar edhe nga ajri nga bashkia greke e Prespës.

Drejt zonës së Prespës janë nisur forcat e armatosura po ashtu dhe zjarrfikëse të tjera të qarkut të Korçës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *