• |
ide | kryesore

Kultivim kanabisi dhe shpërndarje kokaine, dy të arrestuar në Vlorë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë ditës së sotme, është vënë në pranga dhe 39-vjeçar që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë, si dhe dy persona që kultivonin bimë narkotike lloji kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, dhe si rezultat i kontrollit të territori, kanë evidentuar dhe goditur 1 raste të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Beshisht, Vlorë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. L., 34 vjeç dhe K. T., 16 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultiviuar fidan të dyshuar cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Beshisht.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin M. A., 39 vjeç, banues në fshatin Babicë, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga patrulla e përgjithshme, në automjetin e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *