• |
ide | kryesore

Plagosën rëndë me dashje një 44-vjeçar dhe i dëmtuan makinën, arrestohet babai me dy djemtë në Tropojë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tropojës ka arrestuar tre persona, babain dhe dy djemtë, pasi akuzohen për plagosje me thikë. Blutë njoftojnë se Nikë Markaj, 45 vjeç dhe dy djemtë e tij, Gjon Markaj, 23 vjeç dhe Aleks Markaj 22 vjeç, banues në fshatin Tetaj, Tropojë janë arrestuar pasi kanë plagosur rëndë me dashje një 44-vjeçar.

Policia sqaron se në 30 korrik të këtij viti, në afërsi të vendit të quajtur “Shkëmbi i Rajës”, këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me thikë shtetasin P. Gj., 44 vjeç, banues në Fierzë. Gjithashtu, në bashkëpunim më njëri-tjetrin i kanë dëmtuar automjetin këtij shtetasi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *