• |
ide | kryesore

Basha përplaset me Ramën për viktimat e Covid-19 në Parlament (Replikat)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Basha



Teksa Edi Rama po fliste për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, ku deklaroi se vendi ynë e përballoi me sukses situatën në fjalë, Lulzim Basha replikoi.

Basha pohoi disa herë me zë të lartë se janë regjistruar 16 mijë viktima nga koronavirusi në vendin tonë. Ndërkohë që Rama ia kthehu me ironi se pavarësisht shtytjes që i dhanë akuzat e opozitës, Shqipëria e përballoi me sukses pandeminë. Ndërkohë, kryeparlamentarja Lindita Nikolla pa paralajmëruar Bashën që mos të flasë pa leje.

Rama: Në 2013-ën vetëm 43 përqind e shpenzimeve në shëndetësi mbulohej nga shteti. Kemi kursyer nga buxheti i shtetit. Kemi ndërtuar 300 qendra shëndetësore siç premtuam. Edhe më evident është një Shërbim Kombëtar i Urgjencës Shëndetësore ka vendosur një standard bashkëkohor. Sikur virusi që gjunjëzoi botën të kishte gjetur Shqipërinë me shëndetësinë, me drejtuesit pa kokë të sistemit shëndetësor, siç e gjetëm ne, pa platformën E-Albania, parafytyroni karantinën e përgjithshme pa pasur mundësinë që të dilnin për leje. Këtu do të ishte bërë një gjë më e rëndë. Këtu do të ishte një motiv krenarie. Shqipëria nuk u gjunjëzua në kohën e pandemisë.

Basha: Fol për të vdekurit, ke 16.000 të vdekur.

Rama: Meqë po ndërhyni, përballoi dhe aleancën tuaj me virusin, i dhatë një shtytje të lehtë, po nejse.

Basha: 16 mijë vdekje

Rama: Falë fillimit të shpejtë të vaksinimit, ku shumica e rajonit mbeti si peshku pa ujë, falë punës këmbëngulëse, pa orar dhe pastaj kaluan muajt, të gjitha institucionet bënë detyrën e tyre.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *