• |
ide | kryesore

Tabaku: Opozitën do ta keni përballë me të gjithë të metat dhe gabimet tona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Opozita në Parlament vijon të kërkojë praninë e kryeministrit Edi Rama ndërsa kryedemokrati është larguar nga salla.

Gjatë fjalës së saj, deputetja Jorida Tabaku, ndërsa bëri një analizë të tetë viteve të qeverisjes së Edi Ramës u shpreh se të gjithë ata që menduan se me vendosjen e një zonjë në krye të Kuvendit, do të ndryshonin gjerat, mund ta shohë sot se situata qëndron ndryshe.

Zonja Tabaku deklaroi ndër të tjera se programit të qeverisë “Rama 3” nëse heq propagandën, mbetet vetëm “Open Balkan”, PPP-të, vjedhja dhe korrupsioni.

Sipas saj, kaq është vizioni i qeverisë dhe kaq do të jetë në katër vitet në vijim. Megjithatë, Jorida Tabaku theksoi se qeveria do ta ketë përballë opozitën me të “gjitha të metat dhe gabimet e tyre.

“Opozitën do ta keni përballë me të gjithë të metat dhe gabimet tona. Është e vetmja shpresë për këtë vend…”



5 Comments

  1. Ju lumte goja ,tregojani vendin ram sorosianit per 4 vitet e ardhshme qe do qeverisi.Upuzitarizmi juaj eshte ay qe I duhet vendit.

  2. Ke shume te drejte por ju sikur po gaboni shume dhe shpesh dhe asnje nuk mban pergjegjesi . Nuk eshte koha te ndryshoni sepse kur ju gaboni ne e pesojm e me siguri kurse ju asgje ? Çfaj kemi ne kur ju gaboni dhe nuk e pesoni , nders ne po?

  3. Hajde o Jorida se merr nje shperblim buze detit dhe e mbyll gojen si per pallatin te shkolla Sami Frasheri.Preblemi ne s is do ja bejme se ju i keni siguruar jetet si parlament.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *