• |
ide | kryesore

Drejtori i ‘Disney’ reagon ndaj padisë së Scarlett Johansson

-Instant, Paparazzi, Slider



Drejtori ekzekutiv i ‘Disney’ Bob Chapek ka folur së fundminë lidhje me padinë që aktorja, Scarlett Johansson ngriti kundër kompanisë.

Para një muaji, Scarlett  denoncoi si shkelje të kontratës faktin që filmi “Black Widow” do të shfaqej si në kinema ashtu edhe në platformën streaming ‘Disney+’. Sipas saj, ky vendim do të ndikonte tek të ardhurat e saj tek filmi dhe për këtë arsye ,aktorja iu drejtua gjykatës në Los Angeles.Mirëpo, në  konferencën e ‘Goldman Sachs Communacopia’, Chapek i cili nuk e përmendi aktoren në mënyrë specifike, tha se kompania ka një histori të gjatë të marrëveshjeve shumë simbiotike dhe bashkëpunuese me talentet dhe se kjo gjë do të vazhdojë. Ai vuri në dukje gjithashtu se si disa kontrata aktuale që u bënë tre ose katër vjet më parë u ndërprenë para pandemisë dhe  sollën një ndryshim shumë të madh në gjithçka, sidomos atë të sjelljes së konsumatorit. Gjithashtu ai u shpreh se do të vazhdojnë t’i kompesojnë aktorët por sipas kushteve të kontratës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *