• |
ide | kryesore

Covid, 207 raste të reja dhe 5 humbje në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë shënuar 207 raste të reja dhe kanë humbur jetën 5 pacientë nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Nga 3067 testime të kryera në të gjithë vendin, rastet pozitive janë: 119 në Tiranë, 13 në Lushnje, 11 në Durrës, 9 në Fier, 8 në Sarandë, nga 5 raste në Tepelenë, Përmet, Vlorë, 4 në Kamëz, nga 3 raste në Has, Tropojë, Gjirokastër, nga 2 raste në Librazhd, Mallakastër, Kavajë, Vorë, Krujë, Kurbin, nga 1 rast në Kukës, Lezhë, Mirditë, Konispol, Libohovë, Peqin, Gramsh.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: 3 qytetarë nga Tirana të moshave 45-74 vjeç, 1 qytetare nga Elbasani 65 vjeçe, 1 qytetar 71 vjeç nga Durrësi.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 185 pacientë, nga të cilët 38 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkohë janë 8655 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Janë shëruar 498 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 160,628 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (04 Tetor 2021)
Raste të reja ditore – 207
Të shëruar në 24 orë – 498
Të shtruar në spitale – 185
Humbje jete në 24 orë – 5
Testime ditore – 3067
Testime totale – 1,216,793
Raste pozitive – 172,001
Raste të shëruara – 160,628
Raste Aktive – 8655
Humbje jete – 2,718
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë – 3847
Durrës – 906
Fier – 733
Shkodër – 654
Vlorë – 543
Elbasan – 474
Berat – 370
Lezhë – 335
Gjirokastër – 233
Korçë – 203
Kukës – 185
Dibër – 172



2 Comments

  1. Edhe keta 5 nuk jane me sepse nuk jane vaksinuar! Vaksinohuni njerez, mos degjoni kermat e vdekjes qe flasin kunder

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *