• |
ide | kryesore

Demokrati në Elbasan: Sali Berisha është dielli në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një nga mbështetësit e pranishëm në “Foltoren për PD-në” në Elbasan e quajti ish-liderin historik Berisha “Diell.” Qytetari tha se ata që largohen nga orbita e këtij dielli kthehen në shkëmbinj pa vlerë.

Qytetari: Doktor mirëserdhe. Na kishte marrë malli

Berisha: Edhe mua.

Qytetari: Deshi zoti solli diellin në Shqipëri dhe ky diell është Doktor Saliu. Ta mbajnë mend shqiptarët ta dinë mirë, kush largohet prej orbitës së këtij dielli kthehet në shkëmb pa vlerë, nuk ka vlerë fare. Kapedanin e kemi për bukuri, kemi një kapedan që nuk duhet ta lëshojmë kurrë, kemi një kapedan që i ngjan shumë Ataturkut. Unë kam folur dhe në një mbledhje tjetër dhe kam thënë çfarë do bëhet me Doktorin. Nuk më dhanë përgjigje.

Doktor është turp, po turpi më i madh është një njeri pa gjak, limfatik na erdhi në krye, na shiti Doktor. Fëmijët duan të rriten të lirë, duan të jenë demokratë, nuk kemi ku i çojmë kalamajtë Doktor. I mbajmë në shtëpi mbyllur se kemi frikë se na i vjedhin. Këta të vjedhin dhe kalamajtë, i shesin, çfarë nuk bëjnë këta Doktor. Unë doja t’i thosha yjeve që janë rreth orbitës tënde mos largohen se do kthehen në gurë të pavlerë.”



3 Comments

  1. Eshte turp per rinine shqiptare qe presin lirine nga nje plak afer te 80-ave pavaresisht se kjo

    rini jane bijte e bijat e brezit me te shtypur ne te gjithe historine e popullit shqiptar. Prinderit e

    kesaj rinie jane lindur dhe rritur ne kohen e komunizmit te frikesuar deri ne palce edhe per ndonje

    fjale pa vend, edhe per nje rrobe apo kenge qe s’i pelqente partise dhe pasojat e zemerimit te saje

    ishte burgu, internimi apo varri. Ne qe lindem ne ate periudhe u mesuam femijve tane friken nga regjimi

    dhe tani po vuajme pasojat e kesaj frike, nje regjim i tmerrshem qe po zhvat cdo cdo gje, qe po ben

    cdo gje per ti veshtiresuar e per ti bere jeten te pamundur ne atedheun e vet kesaj rinie me qellimin final

    per ta larguar pa kthim nga Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *