• |
ide | kryesore

U vetëdeklarua si i PD-së/ Nikolla: Berisha nuk është i vetëm si deputet pa grup parlamentar

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla është duke mbajtur pasditen e së premtes një tryezë bashkëbisedimi me gazetarët. Ndër të tjera në komunikimin e parë për mediat, Nikolla tha se bazuar në rregulloren e institucionit që drejton, Sali Berisha do të regjistrohet zyrtarisht si deputet pa grup parlamentar, pas vendimit të Partisë Demokratike për ta përjashtuar nga grupi i saj. Nikolla sqaroi se çdo deputet deklaron me shkrim se në cilin grup do të bëjë pjesë, por më pas janë Grupet Parlamentare ato që vendosin.

“Rregullorja e kuvendit thotë që çdo deputet e deklaron me shkrim se në cilin grup do të bëjë pjesë. Por më pas është vendimmarrja e grupit parlamentar që bën listimin dhe deklarimin e anëtarëve të grupit. Dhe grupi parlamentar i PD e ka nxjerrë jashtë deputetin Sali Berisha. Dhe sot ai funksionon si deputet pa grup parlamentar. Nuk është vetëm, janë 8 deputetë që janë pa grup parlamentar”, tha Nikolla në një konferencë për mediat.

Ish-kryeministri Berisha u përjashtua nga kreu i grupit parlamentar të PD me vendim të kryedemokratit Lulzim Basha, pas kërkesës së ambasadores amerikane Yuri Kim, bazuar në shpalljen “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të ish-kryetarit të PD dhe familjarëve të tij.

 



5 Comments

  1. Mos ia fut kot o Lindita… A e ke parasysh se si u perjashtua Berisha nga grupi parlamentar i PD? Nuk e perjashtoi partia, as grupi parlamentar, e perjashtoi Lulushka te cilin Berisha e beri kryetar partie. Lulushka mori vendim i vetem, mori vendimin e jetes dhe tani pritet vetem qe te terhiqet nga kryetar i PD. Te terhiqet apo ta shkarkojne dhe ta hedhin nga zyra direkt ne Lane.

  2. Berisha, në të tijën, ka të drejtë. PD- në e kishte kthyer në çiflig të tij; çifligu i lihet vetëm birit; e kur nuk ke bir- birëson një nga nën- sqetulla jote. Berisha birësoi njërin nga nën- bijtë, Lulin. Fillimisht e ushqeu me lugën më të mirë në familje; pastaj e mësoi si të gjuajë për pasuri; pastaj e vëzhgoi me cilët zyrtarë të huaj ka më shumë afeksion; e dërgoi deri te Gaddafi i Libisë për të shitur armë; e mësoi edhe si mi edhe si mace…Mos e shqyej bythen,por shko shkerdheu me shpellkaret e salihut

  3. o lindita edhe ti me regji te fuges del e flet per berishen

    po se e ndrite me vargjet e tua lirike per kapitenin tend

    o kapiteni im

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *