• |
ide | kryesore

Përfundon votimi në Maqedoninë e Veriut, opozita akuzon për manipulime

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



U mbyll procesi i votimit të zgjedhjeve lokale edhe në Maqedoninë e Veriut.

Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikollosi tha se partia e tij për momentin udhëheq në të gjitha komunat ku ajo garon. Ai tha se edhe në këto zgjedhje, si ato të para 4 viteve, partia që drejtohet nga Zoran Zaev do të fitojë bindshëm në të gjitha komunat.

Ndërsa në kampin opozitar, VMRO-DPMNE-ja në konferencën e parë për shtyp pas votimit tha se zgjedhjet lokale u njollosën me parregullsi, prishje të procesit zgjedhor dhe veprime korruptive të qeverisë. VMRO-DPMNE shpreson për rezultate të mira dhe pret pjesëmarrje më të madhe në raundin e dytë.

Ata thanë se kanë dyshime për dhënie ryshfeti në Prilep, Veles, Manastir, Dellçevë, Demir Kapi, Negotinë, Ohër dhe pjesë të Shkupit. Opozita theksoi edhe një incident brutal fizik ndaj një gazetari dhe punonjësve të mediave në Prilep dhe për mbushjen e kutive në Saraj.

Në kampin shqiptar, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në një konferencë për media, ka thënë se partia e tij, ka fituar në tri komuna. Ai ka thënë se BDI ka fituar në Saraj, Likovë dhe Pllasnicë. Osmani tha se BDI është në epërsi në të gjitha komunat me shumicë shqiptare. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *