• |
ide | kryesore

Denoncimi në “Fiks Fare”, arra shekullore rrezikon shtëpitë në Progonat

-Instant, Arkiva, Lajme



Në fshatin Progonat të Tepelenës mes katër shtëpive është një pemë arre shumë shekullore e cila ka nisur të thahet, sidomos këto dy vitet e fundit. Rrezja e degëve të saj, në raste se e rrëzon era mund të dëmtojë shtëpitë përreth. Më e rrezikuara nga këto shtëpi është ajo e zotit Muhedin Çukalla, i cili u ankua edhe ne Fiks Fare.

“Kur fillon të fryjë unë shkoj dhe fle në hangar te lopa, se kam frikë” shprehet z. Çukalla. Ndërsa fqinja e zotërisë pohon se e kanë ngritur si problem edhe ne Bashkinë Tepelene, prej dy vitesh. Por tashmë që arra shekullore ka filluar të thahet banorët e ndjejnë rrezikun më afër.

Fiksi pyeti banorët nëse arra shekullore është shpallur monument natyre, por ata nuk kishin informacion mbi një gjët të tillë. “Nëse është shpallur momument atëherë të na presin degët se do na zënë poshtë” shprehen banorët.

Fiksi u interesua pranë Njësisë Administrative Kurvelesh, ku administratori Sahban Loçi pohoi se banorët janë ankuar për arrën dhe se është dërguar edhe një ekip nga ana e njësisë. Ata kanë prerë vetëm disa degë , por për të tjerat nuk mundeshin pasi ishin shumë të mëdha.

Gjithashtu administratori pohon se për të prerë arrën shekullore duhet një vendim i veçantë nga Ministria e Bujqësisë dhe nga Drejtoria e Bujqësisë.

Ai premtoi se do bënte kërkesën pranë këtyre institucioneve dhe do merrej menjëherë masë. Premtim të cilën e mbajti.

Kaluan vetëm katër ditë pasi Fiksi e ngriti si problem dhe u bënë të gjitha proceduarat e duhura.

Bashkia e Tepelenës ndërhyri dhe me ndihmën e mjeteve të mëdha të transportit u bë prerja e arrës shekullore që ishte kalbur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *