• |
ide | kryesore

DW: G20 nuk i përmbushi pritshmëritë për mbrojtjen e klimës

-Instant, Lajme, Planet



Italia dëshironte që nga samiti i G20 në Romë të jepej një “sinjal i fortë” për Konferencën Botërore për Klimën. Por nga G20 nuk erdhi asgjë sinjal i tillë. Italia dëshironte që nga samiti i G20 në Romë të jepej një “sinjal i fortë” për Konferencën Botërore për Klimën. Por nga G20 nuk erdhi asgjë sinjal i tillë.Grupi G20, që bashkon fuqitë më të mëdha ekonomike në botë, shkakton 80 për qind të emetimeve të dëmshme për klimën. Prandaj përgjegjësia e tyre për rrjedhën e ndryshimeve klimatike është e madhe. Megjithatë në fund të samitit të Romës G20 nuk ishte në gjendje të binte dakord për një deklaratë ambicioze për mbrojtjen e klimës dhe për përcaktimin e një date të qartë për heqjen dorë nga prodhimi i energjisë me qymyr dhe për ndërprerjen e emetimeve të dioksidit të karbonit dhe gazrave që shkaktojnë efektin serrë.

Në vend të “sinjalit të fortë” që shpresohej se do të vinte nga Roma në drejtim të Konferencës Botërore të Klimës (COP26) në Glasgou, në takimin e G20 pati deri në fund mosmarrëveshje. Fillimisht u tha se viti 2050 do të vendosej si vit i ndërprerjes së emetimeve të dioksidit të karbonit dhe gazrave që shkaktojnë efektin serrë, kurse tani në deklaratën e takimit thuhet në mënyrë të përgjithme se i ashtuquajturi neutralitet i emetimeve të CO2 dhe kufizimi i rritjes së temperaturës globale në nivelin 1,5 gradë synohet të arrihet “deri nga mesi i shekullit”. BE-ja i kishte venë vetes si qëllim vitin 2050 për neutralitetin e emetimeve të CO2. Madje Gjermania dëshiron ta arrijë këtë qëllim deri në vitin 2045. Por deklarata me sa duket mori në konsideratë planet e Kinës dhe të Rusisë, të cilat kanë caktuar si objektiv vitin 2060. Ndërsa India nuk dëshiron të japë asnjë premtim.

Heqja dorë nga prodhimi i energjisë me qymyr

Deklarata përfundimtare përmbante vetëm shprehje dëshirash të përgjithshme për zgjerimin e energjive të riciklueshme dhe pjesëmarrësit duket se nuk i vunë veshin thirrjes së kryeministrit të Italisë, Mario Draghi, i cili tha në fillim të bisedimeve për klimën se “vendimet që po marrim sot do të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në suksesin e Samitit të Glasgout dhe në aftësinë tonë për ta vënë nën kontroll krizën klimatike.”/DW



1 Comment

  1. DESHIRAT JAN TUAJAT REZULTATI ESHTE NE DOREN TE TE MALLIT ZOT ,SEPSE QE ME KRIJIM DHE ULLZIM NE MES DYJAVE LA MENYREN E ANGAZHIMIT TON SIPAS ULLZIMIT TIJE DHE SUKSES OSE INTERESIT TON DHE HUMBJE thotë:

    2030 APO 2050 NUK JAN VITET ,QE NJERZIMI DO SHFRYTEZOJNE MUNDESIT E NORMALIZIMIT,UN MENDOJ SE DO JEN SHUM HER ME AFER QE ME HIR APO PAHIR NJERZIMI DO HEQ DOR NGA QYMYRI GAZI NAFTA TERMOCENTRALET BERTHAMORE,DUKE NDRYSHUAR TEKNOLOGJIT E SHKATRRIMIT DHE VENDOSUR ATO TE EKUJLIBRAVE PA NDOTJE DHE SHPENZIME MINIMALE ME FJAL DHE VEPRA,SEPSE KJO DO BEHET DOMOSDOSHMERI EKZISTENCE SI FRYMARRJA QE MARRIM,E KUNDERTA SHTON PERPLASJET EKSTREME NDERNJERZORE DHE PERMBYS INTERRESAT KU HUMBESIT JAN TE GJITH, KY ESHTE MENDIMI IM NGA GJITHA KENDVESHTRIMET SI KUJTES PER GJITH ATO QE MENDOJN ZGJILLJET,ESHTE MENDIM I LIR E KUR MENDIMI LIR NUK PRANOHET ,MOS TENTONI TE KERKONI RENDIMENTIN E HULUMTIMIT LIRE QE JEP ZGJILLJE PRAKTIKE POR FJALA ME VEPREN KAN UNITET TE DREJTEN HAKUN JO INTERESIN FALEMINDERIT JU TE SHERBIMIT TE INTERNETIT QE NUK LEJONI FJALEN E LIR TE DAL NE RRJET CILA DO QOFTE MBASI ANALIZOHET DHE PREJ SAJ SHIHEN DOBIT ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *