• |
ide | kryesore

“Të dhunshëm e këndojnë kore fashiste”: ministri francez i ndalon transfertën në Marsejë tifozëve të Lazios

-Instant, F1, Sport



Tifozët e Lazios nuk do të mund të shkojë në Marsejë për ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt të Europa League. Kështu është parashikuar në një urdhër të ministrit të Brendshëm francez Gerald Darmanin. Për të justifikuar zgjedhjen e tij, ministria flet për “sjellje të dhunshme” të disa mbështetësve të Lacios, të ndodhura “në mënyrë të përsëritur” me rastin e udhëtimeve jashtë vendit dhe gjithashtu i referohet “intonimit të përsëritur të këngëve fashiste dhe ekzibicionit të përshëndetjeve romake”.

Më pas francezët kujtojnë atë që ndodhi në tetor 2018, data e ndeshjes së fundit në tokën franceze midis Olimpique Marseille dhe Lazios me “katër persona të plagosur me thikë në një përleshje ku u përfshinë 200 tifozë”. Së fundi, janë përmendur edhe përplasjet mes tifozëve francezë dhe atyre turq më 30 shtator në Marseille-Galatasaray. UEFA kishte vendosur më herët mbylljen e tribunës veriore të stadiumit Velodrome në kuadër të ndeshjes kundër Lazios.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *