• |
ide | kryesore

Video/ Gjimshiti, mbrëmja perfekte: kapiteni shqiptar që ngriti në qiell trofeun e Europa League

F1, Sport, Video
Gjimshiti


Atalanta është italiania e parë që ka fituar Europa League dhe e bëri këtë duke mposhtur një Leverkusen të pamposhtur më parë, me një rezultat të pakundërshtueshëm 3-0. Një ndeshje perfekte e kapitenit Berat Gjimshiti dhe të tjerëve të orientuar nga një Gasperini për notën 10 me yll. Ai në Dublin ishte shpërblimi i duhur për një rrugë revolucionare në futbollin italian. Protagonisti absolut Lookman (nota 10) autor i një trigolëshi për Guinness. Nigeriani ishte fenomenal në kapitalizimin e punës së madhe të të gjithë ekipit duke filluar me Ederson në mes të fushës.

Fenomenti i mbrojtjes megjithatë ishte Gjimshiti, kapiteni shqiptar i bergamaskëve që e bëri Ëirtz të turpërohej me një notë 4, që dëshmon llojin e ndeshjes së luajtur nga mbrojtësi kuqezi.

E pikërisht për mënyrën e tij të lojës, Gjimshiti u vlerësua nga specialistët italianë me notën 7. “Ai kishte detyrën për të kontrolluar ‘frikësuesin’ Ëirtz në çdo zonë të fushës. Po Gjimshiti mori kartonin e parë të verdhë të ndeshjes, që mund ta kondiciononte. Por jo, përkundrazi, ndeshja perfekte e në lartësinë e një skene kaq të rëndësishme”.

Lexo më tejVideo/ Atalanta në histori, fiton Europa League: Lookman ‘terrorizon’ të pathyeshmit e Bayer

Sylvinho mund të jetë veçse i lumtur. Qendërmbrojtësi i tij mund t’i japë Shqipërisë mentalitetin e fituesit, bashkë me Kristjan Asllanin kampion i ri i Italisë me Inter, që pothuaj askush tjetër nuk mund ta bëjë në organikën kuqezi në vigjilje të Europianit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *