• |
ide | kryesore

Kryebashkiakja e Shkodrës Ademi tregon nëse do të kandidojë prapë për Bashkinë e Shkodrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka folur për mediat, pas përfundimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me zgjedhjet vendore të 30 Qershorit. Ademi është pyetur nga gazetarët e pranishëm nëse do të kandidojë sërish për të qenë në krye të Bashkisë së Shkodrës, nëse Kushtetuesja vendos që zgjedhjet vendore të ripërsëriten.

Kryebashkiakja e Shkodrës ka thënë se më parë duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për të vendosur më pas. Ajo gjithashtu tha se qytetarët shqiptarë kanë të drejtën dhe përgjithësinë të kenë zgjedhje të rregullta.

Duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë. Kërkesa jonë mbetet kjo. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë dhe përgjithësinë të kenë zgjedhje të rregullta zgjedhore, këtë shpresojmë të konkludojë Gjykata Kushtetuese”-tha Ademi para gazetarëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *