• |
ide | kryesore

“Problemi i Barças është se nuk dëgjojnë”: Stoichkov kritikon Laportan: “Duam të përzëmë një tjetër mit?”

-Instant, Sport


Barcelona e ka gabim. Ju nuk mund të marrësh Xavin pasi e ke përcaktuar jo gati. Fjala e Hristos, në anët e blaugranave ka gjithmonë shumë vlerë. Stoichkov, protagonist i Dream Team të drejtuar nga Johan Cruijff, ka folur për situatën aktuale të klubit blaugrana, që është në kërkim të një trajneri, pasi shkarkoi Ronald Koeman. Duke qenë se bullgari e holandezi kanë qenë gjithmonë miq të mëdhenj, është e vështirë të presësh opinione pozitive për drejtuesit katalanas. Dhe në fakt, duke folur për TUDN USA, Hristo sulmon ballazi presidentin Laporta, fajtor se ka ndryshuar mendje për Xavin, por mbi të gjitha se e ka vënë atë në një gjendje të komplikuar…

“As katër muaj më parë, Laporta tha se Xavi është ende trajner me shumë pak përvojë, se nuk është i përgatitur dhe se duhet të fitojë edhe më shumë eksperiencë dhe se për këto arsye është ende herët për ta parë te Barcelona. Më pas një mëngjes zgjohet dhe thotë se Xavi është më i miri për klubin tonë. A duhet të marrim një tjetër mit dhe pastaj ta nxjerrim nga dera e pasme? Sepse për mua Xavi do të vuante tani dhe ai ka nevojë për njerëz të përgatitur pranë tij. Guardiola i kaloi ditët me Cruyff, Begiristain dhe Alexanko, po Xavi me kë do të këmbejë ide? Kush mund t’i japë këshilla pozitive, duke qenë se komentet negative do t’i bëhen që nga dita e parë që do të hyjë në Camp Nou? Si tifoz i Barcelonës unë dua që Xavi të bëjë mirë, sepse ai është një njeri i shtëpisë”. Por, thotë Stoiçkov, situata nuk është aspak më e mira që ish-fantazisti të marrë frenat e ekipit tani.

Por në thelb, Hristo e priste një zgjedhje të tillë. Edhe sepse vitet e fundit, ish-ët e mëdhenj kanë bërë shpesh emra trajnerësh jashtë botës së Barçës, por nuk janë marrë asnjëherë në konsideratë nga drejtuesit e kaluar. “Kur na pyesin ne ish-lojtarëve për ndonjë këshillë apo mendim, ne u japim dy-tre emra për të reflektuar. Vitet e fundit, kur kishte shumë dyshime për figurën e Valverdes apo atë të Setienit, ne kemi evidentuar emra. Ishin të lirë Allegri, Conte, Blanc, njerëz që kanë udhëhequr skuadra të mëdha dhe që dinë të vuajnë. Por asnjë vendim nuk është marrë dhe është bërë gjithmonë zgjedhja më e thjeshtë. Problemi është se ata nuk dëgjojnë… “. Dhe Xavi rrezikon të jetë viktima e fundit kolaterale e kësaj situate.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *