• |
ide | kryesore

Shpërndanë lajme të rreme për shëndetin e Erdogan, 30 persona nën hetim në Turqi

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Tridhjetë persona do të ndiqen penalisht për postimin e mesazheve “të rreme dhe të pabaza” në lidhje me shëndetin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, sipas autoriteteve turke.

“U konstatua se hashtag-u #dead u publikua në rrjetin social Twitter, me referenca për presidentin tonë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë.

“Nën hashtag-un e mësipërm janë identifikuar 30 persona dhe ndaj tyre kanë filluar procedurat e nevojshme”. Megjithatë, në Turqi përflitet vazhdimisht për gjendjen shëndetësore e 67-vjeçarit Erdogan, i cili ka dy dekada në pushtet.

Erdogan bëri daljen e tij të fundit publike të dielën në samitin e G20 në Romë. Presidenti i Turqisë anuloi pjesëmarrjen e tij në Konferencën Ndërkombëtare të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP26) në Glasgow, për arsye sigurie.

Në vitin 2011, Erdogan, në atë kohë kryeministër, iu nënshtrua një operacioni në zorrë, duke nxitur thashethemet për shëndetin e tij. Një nga mjekët e kishte mohuar se presidenti vuante nga kanceri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *