• |
ide | kryesore

Kryemadhi: PD na premtoi se Merkel dhe PPE do përshëndesnin djegien e mandateve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka zbuluar për herë të parë se Partia Demokratike i kishte premtuar se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Partia Popullore Evropiane do të përshëndeste vendimin e opozitës për djegien e mandateve.


Në përgjigjen e saj për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili tha në emisionin “Open” se PD-ja i ofroi LSI-së, 15 mandate të sigurta për tu futur në një listë të përbashkët në zgjedhje, Kryemadhi zbulon edhe këtë prapaskenë.


“Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara. Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerëzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij,” – shkroi Kryemadhi. ©LAPSI.al

7 Comments

  1. E pate tani se me çfar monstrash “demokratë”, tradhtaresh keni të bëni?!

    Që të jesh udhëheqës i suksesshëm duhet të jesh njeri i moralshëm dhe psikolog i mire, cilësi që ju mungojnë juve të gjithëve. Sa poshtë keni rënë te *gjithë*.

    P.S. Fale atë shtëpin ne plazh Monika, që të merresh seriozisht!

  2. Faleminderit. Gjigant qe i shkatërrove këto qelbësira perverse robqir që na ishin ngjitur si morra! Nuk keni parë gjë akoma!!!

  3. Shijaksi qenk ngritur pa dhjere qent per te zene radhen e sufllaqeve ,kjo tregon sa shume jane shtuar sufllaqexhinjt e ripjelljes.
    Ju jeni bere si rriqna qe po i thithni gjakun ketij populli o sufllaqexhi qe oerdor emrin e shijakesve te nderuar.

  4. Mos prisni as 11 dhjetorin e këtij viti, as të vitit tjetër. Talibanët do rrijnë gjatë në Dajt duke pritur zbarkimin në Tiranë. Dhe nuk kanë për të hyrë kurrë bashkë, por vetëm një nga një të dëshpëruar dhe penduar që morën mend e një njeriu, që i përdori në fund të jetës si truproja të varrit të tij politik.

  5. Fosilet e qelbura qe si kane lene gje pa bere ketij vendi dhe ketij populli kane filluar te grumbullohen te gjitha bashke. Femer e neveritshme, qe as e meriton kete emer, ke shume gjynahe per te lare bashke me liken, zoti eshte shume i madh. Nuk ka force tju mbroj nga gjyhnahe tuaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.