• |
ide | kryesore

Kush ka 3 shkelje vitin e fundit kalon në testim për rinovimin e patentës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
patenta


Drejtori i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe tha se drejtuesit makinave do të futen për ritestim në rast të 3 shkeljeve të rënda brenda 1 viti dhe me pikë të hequra nga patenta.

Në një intervistë në ABC, Gonxhe tha se leja e drejtimit nga ky test nuk do të hiqet, por do të shërbejë si kujtesë për shoferët.

“Duhet të jenë tre gjoba në vitin e fundit. Nuk është se e caktojmë ne, por sistemi. Pra shkojnë për ritestim vetëm ata që i sinjalizon sistemi. Këtu nuk hyjnë gjobat e nivelit që nuk kanë pasoja, si ato për parkimet, hyjnë vetëm ato gjoba që dënohen me heqje pikësh, shkelje e semaforit, mungesa e rripit të sigurimit, përdorimi i celularit në timon. 3 shkelje. Përdorimi i alkoolit, manovrat e shpejtësisë së lartë, etj” – tha Gonxhe që zbuloi edhe se si do të bëhet testimi.

“Është një pyetësor, me 20 pyetje që do jenë të gjeneruara nga sistemi dhe në rast se nuk u përgjigjesh 70% të tyre, atëherë do të kalosh në një seancë 10-12 minuta që do të të japë në mënyrë grafike këto nocione në këto minuta në një sallë dhe më pas ky person që ju përgjigjet 70% të pyetjeve vazhdon ulet në sportel, rinovon lejen e drejtimit me këtë kujtesë. Qëllimi është përdorimi i të gjitha mundësive për të ndërgjegjësuar për të rikujtuar këto nocione” – tha Gonxhe. ©LAPSI.al


4 Comments

  1. Te qifsha rropt o hajdut me cizme qe permbyte gjithe Tiranen me paaftesine tende .. o loqetredhur ti duhesh shkerdhyer ne burg!

  2. Për çfarë shkeljesh??Pse nuk ka sistem pikaverazhi???Në të gjithë vëndet Europiane është ky sistem. Nëse të heqin 20 pikët po mund ti nënështrohesh një testi si teorik dhe praktik. Nëse janë hequr mbrenda një viti në rregull nëse janë shkelje të rënda si drejtim i dehur ,i droguar ose shkarkim aksidenti me pasoja të shkaktuara nga vetë drejtuesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *