• |
ide | kryesore

Basha shfaqet për herë të parë në një debat televiziv rreth 3 muaj pas përjashtimit të Berishës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është i ftuar sonte në orën 21:00 në emisionin “Open” në Top Channel. Basha do të përballet me disa nga analistët. Kjo është hera e parë që ai pranon të përballet në një studio televizive me analistë dhe gazetarë që pas vendimit për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ndaj pritet që biseda të jetë e nxehtë dhe debati i ashpër.

-Deri ku do të shkojë përplasja mes Bashës dhe Berishës?
-A është kjo që po ndodh ndarja përfundimtare mes tyre?
– A do të sjellë 31-vjetori i themelit të Partisë Demokratike, edhe ndarjen e kësaj force politike në dy pjesë?
-Basha kundër të gjithëve, a do t’ia dalë?
-Dhe kush del i fituar nga kjo përballje…?

Për këto dhe të tjera, sonte në orën 21:00, Lulzim Basha rikthehet në “Open” përballë Eni Vasilit dhe analistëve.



3 Comments

  1. Sali Berisha thotë se dosja e Bashës për lidhjet me paratë ruse, erdhi në Tiranë nga SHBA, por ambasadorja Yuri Kim e mbajti në sirtar për ti bërë shantazh Bashës.

    D.m.th ky njeri çdo gjë të ndyrë që ka bërë vetë gjithë jetën mendon se e bën gjithkush kundër tij, duke u përpjekur të bëj qesharak shtetin amerikan

  2. Paska shkuar te cerdhja komunisteve, hajde qyfre hajde…

    Shqiptari ska gjo qe s’bo, prandaj o rrace m**i e s’gjen kurre paqe me veten historikisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *