• |
ide | kryesore

SHÇBA arreston pedagogun e Akademisë së Sigurisë në Policinë e Shtetit

-Instant, Lajme, Të fundit



Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar një pedagog të Akademisë së Sigurisë në Policinë e Shtetit. Pedagogu i arrestuar është Qetsor Gurra. Gurra është prangosur sot në ambientet e Akademisë së Sigurisë bashkë me një student. Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria Rajonale e Shërbimeve për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Tiranë.

Emri i studentit të prangosur nuk bëhet ende me dije. Gjithashtu pritet që të zbardhen detaje në lidhje me korrupsionin e ushtruar që ka çuar në pranga pedagogun Gurra. Hetimet janë në vijim e sipër dhe mund të zbulojnë emra të tjerë të përfshirë në këtë skemë korrupsioni që u zbulua vetëm një ditë pasi studentët iu nënshtruan testimit me shkrim për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *