• |
ide | kryesore

Inkriminimi i Klodian Rashës pasi e vranë/ Bledi Çuçi: Po hetojmë ende!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë prezantimit të vendimeve të marra në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u pyet ne lidhje me pikëpyetjet e ngritura nga babai i Klodian Rashës me pistoletën e gjetur në afërsi të vendin ku u vra i biri i tij.

Ministri u shpreh se hetimi për këtë çështje ka përfunduar dhe tashmë pritet që autori i krimit të marrë dënimin përkatës në të gjitha hallkat e sistemit gjyqësor. Sipas tij në lidhje me rastin në fjalë po vijojnë hetimet dhe në momentin që do të ketë një rezultat ai do të bëhet publik.

Pyetje: Ditën e djeshme, 8 dhjetor, ka qenë 1-vjetori i vrasjes së Klodian Rashës. Babai i tij ka kërkuar nga instancat shtetërore mbajtjen përgjegjësi të atyre personave që kanë deklaruar se në vendngjarje është gjetur një armë, të cilën prokuroria më pas, e ka mohuar. A keni një koment për këtë?

Ministri Çuçi: E para, çdo gjë, lidhur me atë ngjarje është zbardhur në mënyrën më profesionale nga Policia e Shtetit dhe në kohë rekord.

Në lidhje me pyetjen tuaj, unë nuk kam dijeni që prokuroria të ketë mohuar një gjë të tillë. Ka pasur hetime, qoftë hetim të brendshëm në Policinë e Shtetit, qoftë një hetim më gjithëpërfshirës në lidhje me ngjarjen, ku pjesa e parë, besoj se jeni të gjithë të informuar, tashmë është në kanalet e procesit gjyqësor, ku besoj se dhe vendimet përfundimtare mbas gjithë hallkave të sistemit gjyqësor, do të përfundojnë me dënimin e punonjësit të policisë që ka kryer këtë krim.

Për pjesët e tjera sigurisht që vazhdojnë hetime, edhe në polici, brenda policia ka hetime të tilla dhe besoj që në momentin që do kemi një rezultat konkret në lidhje me këtë gjë, pa diskutim që do bëhet publike.

Kujtojmë se ditën e djeshme në 1-vjetorin e vrasjes së të birit, Qazim Rasha kërkoi nga shteti identifikimin e personit që vendosi një pistoletë në afërsi të trupit të të birit me qëllim inkriminimin e tij, në të kundërt ai theksoi se do t’i nisë kërkimet vetë.

“Ja kërkoj shtetit që përbaltjen e djalit, inkriminimin dhe atë vendosjen e armës aty, bën mirë që shteti ta gjejë personin, sa unë nuk kam vendos akoma për ta kërkuar me e gjet vetë”, shprehet Qazim Rasha, i ati i Klodianit.



2 Comments

  1. Pune mocaloresh, qe qeverisin me pederaste si Bledi Cica, Erionka Vela,Ramazon Pordha, Taulant Palla,Moterqier brez pas brezi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *