• |
ide | kryesore

Berisha pas Kuvendit: Sot vendosëm të drejtën e votës së lirë pa një opozitë kukull

-Instant, Lajme, Të fundit



Në mbyllje të kuvendit të jashtëzakonshëm, ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar atë si një monument madhështor të rivendosjes së pluralizmit politik. Në një dalje për mediat, lideri historik i demokratëve falenderoi demokratët dhe qytetarët shqiptarë për realizimin e asaj që ai e cilësoi si ngjarja më e jashtëzakonshme në historinë e lirisë së shqiptarëve.

“Dua të përshëndes sot demokratët dhe qytetarët shqiptarë për këtë ngjarje më e veçanta, më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve. Ky Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të Partisë Demokratike, i pari i këtij lloji në Europë e në botë. Një momument madhështor i rithemelimit të PD-së i cili është me misione të mëdha, misionin e rivendosjes së të drejtës së shqiptarëve të votës së lirë pa opozitë kukull. Ky është Kuvendi i parë që zhvillohet në një arenë sportive futbolli. Sot u zhvillua ndeshja mes lirisë dhe të ardhmes”- tha ai.



9 Comments

  1. Është e rëndësishme që kur merr iniciativa politike si Kuvend, emrat kanë shumë rëndësi. Aty brenda listës me 29 emra gjen sorosianë dhe anti-sorosianë. 5 ose 6 i di unë. Gjen spiuna të sigurimit të shtetit. Gjen dhe burra të ndershëm. Ky konglomerat nga vjen, ku janë filtrat e zgjedhjes dhe kush e mori përgjegjësinë e kësaj zgjedhje.

  2. “………Sot u zvillua ndeshja mes lirise dhe te ardhmes.- tha ai”
    A ka ndonje bir kurve te spjegoje sofizmat e ketij psikopati!?
    Nese eshte i lire c’fare te ardhme kerkon te instaloje, nje 97 te dyte, rrumpallen vicidoliane?

  3. Ik o haxhi qamil se na hape barkun. Ku i gjete 1 milion erot per organizimin e kuvendit? Apo para me djersen e ballit. Ti ja ben muuuu qe je nje fisqir inkorruptuar

  4. ……Ky kuvend ishte veper e antareve te lire te Partise Demokratike, i pari ne Europe dhe ne bote.”
    Po qe i pari ne bote perse duhet te jete i pari edhe ne Europe!!!!!?
    E shihni me cfare idioti delirant keni te beni?
    Ka harruar te thote i pari ne Vicidol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *