• |
ide | kryesore

OBSH konfirmon: Omicron përhapet më shpejt se varianti Delta

-Instant, Lajme, Planet



Varianti Omicron përhapet shumë më shpejt sesa varianti Delta, konfirmoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Tashmë, Omicron është përhapur zyrtarisht në 89 vende të botës. Në vendet ku është shfaqur, ekspertët kanë konfirmuar se ky variant i ri përhapet më shpejt se Delta, thuajse 2-fish, edhe në ato vende me nivel të lartë të imunizimit, falë vaksinimit.

Po sipas OBSH, Omicron pritet të jetë varianti dominues në të gjithë botën, brenda muajit janar.

Kjo fundjavë e gjeti pjesën më të madhe të Europës në protesta, me mijëra vetë në shesh, kundër masave të ashpra anti-covid, vaksinimit dhe certifikatës së gjelbër, që në disa shtete do të qëndrojë në fuqi së paku deri në mars të vitit të ardhshëm.

Protestat më të dhunshme dhe më masive janë regjistruar prej mbrëmjes së të premtes në Londër, me dhjetëra të plagosur, por asnjë të arrestuar, pas përleshjeve me policinë. Të shtunën, Britania shënoi rekord rastesh të reja, mbi 95 mijë, për të cilën këshilltarët e qeverisë thonë se mund të jetë vetëm maja e ajsbergut.

Protesta pati edhe në Barcelona e Bilbao të Spanjës, me mijëra vetë që dolën në rrugë kundër vendimit për të ndaluar hyrjen në bare restorante e palestra, pa pasur certifikatën e vaksinimit. Nga nisja e pandemisë, Spanja ka shënuar mbi 88 mijë viktima nga covid19.

Prej të shtunës, në protestë kanë dalë edhe parizienët, kundër pasaportës së vaksinimit, që hyn në fuqi prej 1 janarit. Sipas francezëve, ky vendim i Ministrisë së Shëndetësisë shkel të drejtat dhe liritë e njeriut. Në Francë, zyrtarisht sipas të dhënave, janë vaksinuar 90% e popullsisë, mbi 18 vjeç.



2 Comments

  1. SKENARET E ZHVILLUEVE TE INTERESIT..QE PO SJELLIN TERRORIZEM NE TOK .DHE MUNDESIT EKUJLIBRUESE ULLZIMIN HYJNOR thotë:

    I FTOJ MBAR NJERZIMIT TU CMANGEN GJITHA SKENAREVE QE JAN PROJEKTUAR.PARA NJE SHEKULLI PER SUNDIMIN E BOTES NE TE GJITHA MENYRAT.KU TASHME KA HYRE KONKUREC E SHUMFISHT PAZARE INTERESASH NE KURRIZ TE POPUJVE.CMANGJA DHE NORMALITETI VJEN VETEM NE NJE MENYRE LARGIMI NGA E KEQA DHE DREJTIMI VETEM NGA ZOTI.KESHTU NE MENYR NATYRALE NESE GJITH ANGAZHOHEN SIPAS NIVELIT AFTESIS MUNDESIS NE DOBI SI THOT I MBALLI ZOT E KEQA LARGOHET VET NGA MEZI NJERZOR UNIVERSI KA VETEM NJE KRIJUES ZOTIN E BOTNAVE NJE KUSHTETUT QE NDAN HAKUN PRA SUNDUS TE DREJT .DHE NE SNA MBETET TJETER VETEM SE TE MBESHTETEMI NE TE DHE SHPETOJME

  2. SKENARET E ZHVILLUEVE TE INTERESIT..QE PO SJELLIN TERRORIZEM NE TOK .DHE MUNDESIT EKUJLIBRUESE ULLZIMIN HYJNOR thotë:

    I FTOJ MBAR NJERZIMIT TU CMANGEN GJITHA SKENAREVE QE JAN PROJEKTUAR.PARA NJE SHEKULLI PER SUNDIMIN E BOTES NE TE GJITHA MENYRAT.KU TASHME KA HYRE KONKUREC E SHUMFISHT PAZARE INTERESASH NE KURRIZ TE POPUJVE.CMANGJA DHE NORMALITETI VJEN VETEM NE NJE MENYRE LARGIMI NGA E KEQA DHE DREJTIMI VETEM NGA ZOTI.KESHTU NE MENYR NATYRALE NESE GJITH ANGAZHOHEN SIPAS NIVELIT AFTESIS MUNDESIS NE DOBI SI THOT I MBALLI ZOT E KEQA LARGOHET VET NGA MEZI NJERZOR UNIVERSI KA VETEM NJE KRIJUES ZOTIN E BOTNAVE NJE KUSHTETUT QE NDAN HAKUN PRA SUNDUS TE DREJT .DHE NE SNA MBETET TJETER VETEM SE TE MBESHTETEMI NE TE DHE SHPETOJME..ky koment behet si kujtes njerzore mbasi sejcili nga njerzit don te drejten hakun per vete dhe spranon padrejtesi ti behet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *