• |
ide | kryesore

Varhelyi: Bashkimi Europian i angazhuar për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare me Shqipërinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë fjalës së tij në samitin për “Ballkanin e Hapur”, Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi shprehu keqardhje që nuk është mbajtur ende Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mes të tjerash, komisioneri Varheyli deklaroi se e kupton dëshpërimin e kryeministrit maqedonas, ndërsa shtoi se BE duhet ta marrë shumë seriozisht këtë proces.

“E kuptoj dëshpërimin e Zaev, por mos harroni që ne kemi bërë progres në procesin e zgjerimit, kemi hapur kapituj me Serbinë. Megjithatë nuk e fsheh keqardhjen time që ende nuk e kemi mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe duhet t’i mbajmë shumë shpejt. Kemi një angazhim nga ana e BE, që kjo gjë të ndodhë. Duhet marrë shumë seriozisht dhe ka ardhur koha që kjo të ndodhë, e t’i sjellin në tryezë të gjitha marrëveshjet”, u shpreh Varheyli.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *