• |
ide | kryesore

Mjeku nxjerr grafikët: Spitalet në fund të janarit pa Delta, Omicron më pak riskues

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mjeku i njohur epidemiolog Ilir Alimehmeti ka publikuar disa të dhëna për variantin e fundit të COVID-19, Omicron. Alimehmeti shkruan se ky variant është qartësisht më pak rriskues se variantet e reja, pasi vala e fundit nuk po shoqërohet me nivel proporcional të vdekjeve.

Sipas tij, Omicronit i duhen edhe 2-3 javë ta largojë Deltën nga popullata në këto shtete dhe spitalet pa Delta do të jenë rreth fundit të janarit.

Postimi: 

❗”Fshati që duket nuk do kallauz”
Cit.: Populli
🦠 Omicron është qartësisht më pak riskues se variantet e tjera!

👉 Në grafikë shihet qartë që vala e fundit (omicron) nuk po shoqërohet paralelisht me nivel proporcional të vdekjeve, siç shihet në valët e tjera.

👉 Në grafikë mund të shihni:

🇿🇦 Afrikën e Jugut, ku vala omicron është në rënie.

🇬🇧 Britaninë e Madhe, ku rastet janë në rekorde historike (190.000 raste/ditë), por VDEKJET PO BIEN!

🇺🇲 SHBA, e njëjta situatë si në Britani, por pak më prapa në kurbën epidemiologjike.

🇮🇹 Itali, rastet në qiell, vdekjet shumë lehtësisht të rritura, por të pakrahasueshme me valët e tjera.

❗Kujdes:
🦠Ende shumë raste në spital janë ende Delta.
🦠Omicronit i duhen edhe 2-3 javë ta largojë Deltën nga popullata në këto shtete dhe spitalet pa Delta do të jenë rreth fundit të janarit.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *