• |
ide | kryesore

“Basha ik”/ Të arrestuarit e 8 janarit njihen sot me masën e sigurisë

Arkiva


Ka nisur në Gjykatën e Tiranës përballja gjyqësore e 34 personave të arrestuar pas protestës së 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike. Ata janë arrestuar si të dyshuar për kryerjen e 5 veprave penale dhe në seancën e sotme pritet të njihen me masën e sigurisë. Në kërkesën e depozituar të martën në gjykatën e kryeqytetit lidhur me caktimin e masës së sigurisë, prokuroria ka kërkuar lënien në arrest shtëpie për 5 nga personat e arrestuar, ndërsa për 29 të tjerë kërkohet masa detyrim paraqitje.

Mes personave të ndaluar dhe të pranishëm në sallën e gjyqit është edhe reperi Stresi, i cili nuk ka hezituar të thërrasë “Basha ik” edhe përballë gjykatës. Seanca po ndiqet edhe nga një grup deputetësh të PD.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *