• |
ide | kryesore

Atentat në Belgjikë Bledar Muçës, mikut të Çapjave të Elbasanit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Qëllohet me armë zjarri një tjetër shqiptar në Belgjikë. BW raporton se Bledar Muça ka mbetur viktimë e atentatit të ndodhur në qytetin e Antwerp. Ai njihej si krahu i djathtë i Ardian e Florenc Çapes. Pak kohë më parë Muça dhe Florenc Çapja i shpëtuan një atentati në Elbasan.

Bledar Muça me origjinë nga Peshkopia, është i lindur dhe i rritur në Elbasan. Ai është vëllai i Ferit Muçës, 42-vjeçarit që u plagos rëndë në të njëjtin atentat.

Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në qytetin e Elbasanit, por që asnjëherë nuk iu provuan nga policia dhe nga prokuroria.

Madje emri i tij u shpall edhe në kërkim ndërkombëtar për vrasjen dy vite më vonë, të vëllait të Roland Rexhepit, ish-efektivi i policisë që njihej me pseudonimin “Doda”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *