• |
ide | kryesore

Shtëpi kanabisi pranë komisariatit, arrestohen 4 shqiptarë në Belgjikë

Arkiva, Lajme, Të fundit
shqiptarë



4 shqiptarë janë arrestuar nga autoritete belge. Ata akuzohen si autorë të kultivimit të kanabisit brenda një banese në qytetin e Roeselare. Ngjarja ka ndodhur që në muajin shkurt, por vetëm tani ka tërhequr vëmendjen e mediave për një fakt shumë interesant.

Shtëpia private ku ishte mbjellë kanabisi ndodhej pranë godinës së rajonit të policisë, siç duket edhe në foton kryesore. Nuk dihet nëse ishte një marrëzi e shqiptarëve apo një plan i mirëmenduar nga vetëbesimi i autorëve se forcat e policisë as nuk do ta mendonin një aktivitet të tillë kaq pranë tyre.

Sipas mediave vendase efektivët e policisë kalonin pranë banesës ku kultivohej kanabisi dhjetëra herë çdo ditë, por pa mundur të gjurmonin veprimtarinë e paligjshme.

Tashmë këta shqiptarë të arrestuar do të përballen me drejtësinë për kultivimin e bimëve narkotike. Ata do të dalin në gjykatë të hënën e ardhshme. Drejtuesi i tyre rrezikon deri në 2 vite burg. ©LAPSI.al

Kanabisi ishte rritur në një shtëpi disa qindra metra larg komisariatit.

In het huis links op de foto, langs de Kwadestraat in Roeselare, vonden speurders op 25 februari van dit jaar de restanten van een cannabisplantage. Centraal achterin: het gebouw waar de politiezone RIHO haar hoofdkwartier heeft.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *