• |
ide | kryesore

Ekzekutuan babë e bir/ Burg përjetë për Ardian dhe Florenc Çapjan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Florenc



Gjykata Kundër Krimit të Organizuar ka dënuar me burgim të përjetshëm Ardian dhe Florenc Çapjan të akuzuar për vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqirit, babë e bir, e ndodhur mëngjesin e 15 gushtit të vitit 2012 në qytetin e Elbasanit, brenda banesës së të ndjerëve.

Ndaj Ardian Çapjas që ndodhet në burg ka pasur edhe të tjera dënime, por që të gjitha u grumbulluan në një të vetëm. Ndërsa Florenc Çapja është në arrati dhe qëndron në Dubai nga ku përpjekjet e drejtësisë shqiptare për ta ekstraduar kanë dështuar. Gjykata dënoi me burg përjetë edhe Jorgo Lekun, i njohur edhe si Olsi Leku me të njëjtën akuzë si dhe për pjesëmarrje një një grip të organizuar kriminal.

Ervis Bardhi si bashkëpunëtor i drejtësisë është dënuar me vetëm 15 vite burgim ndërsa me 25 vite burgim është dënuar Klajdi Dokli dhe Etjen Cani. Të gjithë këta persona janë konsideruar si pjesë e një bande të njohur në Elbasan.

Albanian Daily News
Gentjan dhe Nezir Beqiri

Ardjan Çapja dhe anëtarë të familjes së tij janë pjesë e një sërë ngjarjesh të rënda që kanë ndodhur në Elbasan në 16 vitet e fundit, mes së cilave edhe disa atentate. Ndaj këtij grupi, Prokuroria e Posaçme ngriti në qershor 2021 akuza në gjykatë për veprat penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, prodhim dhe mbajtje armësh luftarake dhe krijimin dhe pjesmarrjen në grup të strukturuar kriminal. /LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *