• |
ide | kryesore

Video/ Barcelona përmbys Atleticon: shënojnë një 17 vjeçar e një 38 vjeçar

-Instant, Sport, Video



Fitore thelbësore për Barcelonën, që mundi 4-2 Atletico Madrid dhe merr vendin e katërt pikërisht në dëm të Colchoneros. Të besuarit e Simeones kaluan në avantazh pas 8 minutash: Suarez shërbeu në zonë për Carrascon, që me të djathtën mundi ter Stegen në shtyllën e largët duke firmosur 1-0. Megjithatë, avantazhi i miqve zgjati vetëm 2′, sepse një asist i Dani Alves nga e djathta shfrytëzohet saktë nga Jordi Alba, që gjeti kryqëzimin e shtyllave për të thyer Oblak. Blaugranat kompletojnë përmbysjen kur Traoré pasoi në qendër për Gavin që me kokë shënoi golin e dytë. Para pushimit erdhi edhe goli i tretë: Pique goditi traversën dhe Araujo e shty në rrjetë duke cuar shifrat në 3-1.

Në pjesën e dytë, Barcelona mbylli menjëherë ndeshjen me një gol prestigjioz: atë të Dani Alves, i cili mori një krosim nga e majta të 17 vjecarit Gavi dhe mposhti Oblak, duke fiksuar 4-1 për skuadrën e Xavit. Colchoneros shkurtuan distancën në minutën e 58 me goditjen me kokë të Suarezit, që shënoi golin e ish-it. Situatën e komplikoi Dani Alves në minutën e 68, kur u ndëshkua me karton të kuq pas një goditje në pulpë ndaj Carrascos. Pavarësisht inferioritetit numerik, megjithatë, Barcelona rezistoi dhe mori një 4-2 shumë të çmuar. Një sukses i rëndësishëm për moralin dhe për klasifikimin, duke qenë se katalanasit ngjiten në 38 pikë dhe zënë vendin e katërt në dëm të skuadrës së Simeones, tashmë -2 nga Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *