• |
ide | kryesore

Rita Ora, pjesë e filmit të Disney

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja e njohur Rita Ora ka ndarë së fundmi një lajm të gëzueshëm me fansat e saj.

Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Rita ka zbuluar se do të marrë pjesë në versionin e ri të filmit të njohur,” E bukura dhe Bisha” nga Disney Plus.“Nuk mund ta mbaj më këtë gjë një sekret! Jam tejet e emocionuar të jem pjesë e kastit të “E bukura dhe Bisha”! Më kujtohet kur isha fëmijë dhe shihja këtë film së bashku më familjen time më shumë se një herë dhe menjëherë u dashurova me muzikën dhe personazhet. Edhe në ëndrrat e mia më të çmendura, nuk mund ta kisha imagjinuar se do të bëhesha pjesë e një “përralle” të tillë.I drejtohem të gjithë atyre që e bënë të mundur këtë gjë të ndodhë se jam përjetësisht mirënjohëse. Falenderoj Disney +, skuadrën – Dan, Joell, Tracy, Shary dhe “familjen” time të menaxhimit. Së fundmi, ndihem se më janë bërë të gjithë ëndrrat realitet! Jeta po më duket si një film i Disney!”, shkruajti ajo në postim.  Këngëtarja do të luajë rolin e një personazhi që do të mbartë një sekret, i cili mund të ndikojë të gjithë mbretërinë.

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *