• |
ide | kryesore

Tradhëtitë e panumërta/ Dokumentari i Wayne Rooney tregon detaje nga jeta bashkëshortore

-Instant, F1, Paparazzi



Tradhëtitë e futbollistit anglez Wayne Rooney ndaj bashkëshortes së tij kanë qenë të panumërta. Kjo e fundit ka vendosur ta falë atë duke treguar se e ka lënë pas atë kohë dhe e konsideron sjelljen e Wayne si të papranueshme.

Coleen Rooney ka folur mbi këtë çështje në dokumentarin e ri “Rooney” nga Amazon Prime, i cili do të transmetohet ditën e nesërme.

“Jeta vazhdon dhe unë e lashë mbrapa atë kohë të errët. Por, nuk mund ta lë mbrapa sjelljen e tij. Është e papranueshme. Do të thoja që falja është ndryshe. Nuk është e pranueshme çfarë ai bëri, por ndodhi. Ajo ishte një fazë e jetës që na përfshiu të gjithëve. Por, e lamë çdo gjë pas”, u shpreh Coolen.

Në vitin 2010, Wayne u përball me disa akuza se ai e kishte tradhëtuar bashkëshorten me tri punonjëse seksi në kohën kur ajo ishte shtatzënë. Dy nga gratë, të cilat deklaruan se kishin fjetur rregullisht me yllin e Manchester United i kërkuan falje Coolen.

Një nga gratë, Jenny Thompson i tha ‘News of the World’ se i vinte me të vërtetë keq që ishte përfshirë në këtë situatë të pakëndshme dhe se është diçka e tmerrshme të mësosh se burri yt të ka tradhëtuar, sidomos në fazën e shtatzënisë.

Në dokumentarin e ri, Coolen thotë se është i mrekullueshëm fakti se si marrëdhënia mes tyre është rregulluar sot e kësaj dite. Ajo është shprehur se nuk do të ishte këtu ku është sot në qoftë se nuk do ta kishte falur Wayne. Ky i fundit i tha ‘DailyMail’ se ai ka bërë shumë gabime gjatë martesës 20-vjeçare me bashkëshorten e tij dhe gjithashtu foli edh për problemet me alkoolin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *