• |
ide | kryesore

Chiara Ferragni reagon ashpër ndaj paragjykimeve për Fedez

-Instant, Paparazzi, Slider
Fedez



Mentaliteti seksist për rolin e gruas dhe burrit në familje dhe paragjykimet për punët e ndryshme nuk ekzistojnë vetëm në vendin tonë por edhe në vende mjaft të civilizuara siç është Italia.

Dhe së fundmi “pre” e kësaj ka rënë Chiara Ferragni, një nga blogeret më të famshme dhe më me influencë në botë. Gjatë këtij muaji ajo ka pasur shumë angazhime duke qenë se duhet të ishte e pranishme në javën e modës. Por fakti që ka bërë punën e saj, e ka përballur me një artikull ofendues pas kthimit nga New York në Itali. “Chiara Ferragni dhe Fedez: Ajo fluturon në New York për t’u bërë ‘Catwoman’ dhe ai bëhet dado fëmijësh në Milano”, shkruhej në artikullin e publikuar nga një media në vendin fqinj.

Ky artikull ka revoltuar shumë edhe Chiaran e cila ka reaguar në rrjetet sociale. Në një status në “Instastory” ajo shkruan:

“Pse duhet të akuzohet për neglizhencë një nënë që punon? Pse duhet të ndihet në faj një nënë që ndihet mirë me trupin e saj? Pse duhet të diskriminohet një nënë që nuk harron se është grua, bashkëshorte, vajzë, punonjëse, shoqe? Si një grua, biznesmene dhe nënë, jam me fat që kam më shumë kohë t’i përkushtohem familjes dhe fëmijëve sesa një grua që ka një shef mbi kokë, por kjo përsëri nuk mjafton për një gazetar burrë toksik. Ne gratë duhet të bëjmë dyfishin e përpjekjes për të ndjerë gjysmën e mirënjohjes. Vetes dhe të gjithave ju: Le të mos heqim dorë nga lufta dhe përpjekjet për të qenë njësoj të vlerësuara si burrat”.

Image



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *