• |
ide | kryesore

Aksidenti në Vlorë, humb jetën një nga të plagosurit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri është regjistruar mëngjesin e së mërkurës, në zonën e Radhimës në Vlorë.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, mjeti tip Ford me targa AA 581 GV u përplas me kolonën e një ndërtese në anë të rrugës dhe mendohet se shkak të ketë qenë shpejtësia e lartë.

Në aksidenti humbi jetën në spital 21 vjeçari Savjo Dhimojani dhe mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit Ari Canaj.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë Vlorë/ Informacion paraprak

Më datë 23.02.2022, në aksin rrugor Vlorë – Orikum, në afërsi të fshatit Radhimë, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. C., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë betoni , ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *