• |
ide | kryesore

Gwen Stefani, tashmë me një linjë kozmetike

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Gwen Stefani ka lancuar së fundmi linjën e saj të bukurisë.

GXVE’ e cila të jetë në dispozicion në internet më 3 mars, ka  tetë produkte me çmime nga 28 deri në 48 dollarë, duke përfshirë një ton sysh, eyeliner me laps, primer dhenatyrisht, buzëkuq të kuq  e disponueshme në  mat, saten dhe të lëngshme.  Këngëtarja ndau lajmin me fansat përmes një video duke bërë grimin e saj në vitin 1997. Artistja e grimit Kandee Johnson komentoi në postimin e publikuar në Instagram, duke shkruar: “E mbanmend kur të pyeta se çfarë do të kishe qenë në vend të një muzikante dhe ti më tha ‘një make up artist’. Stefani tha për’ WWD’ se ajo ka punuar më parë si grimiere në një qendër tregtare ndërsa rritej në Anaheim, Kaliforni, gjë që filloi fiksimin e saj të bukurisë.”Njerëzit më kanë pyetur gjatë gjithë jetës sime: ‘Çfarë ngjyre buzëkuqi ke veshur?’ Kjo ishte pyetja numër një që kam pasur gjatë gjithë karrierës sime … dhe kurrë nuk u tregoja njerëzve se çfarë ngjyre kisha veshur. Nuk e di pse, por mendoj se ndoshta ishte menduar që ta bëja tani.Nuk ka njeri tjetër që mund të jetë më autentik në lidhje me grimin sesa unë kur bëhet fjalë për të bërë një linjë, sepse kjo është ajo që kam bërë gjatë gjithë jetës sime”, u shpreh Stefani. ‘ GXVE’ po lançohet në partneritet me Nikki Eslami, themeluese dhe CEO e New Theory Ventures./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *