• |
ide | kryesore

Habit Tiziano Ferro, bëhet baba për herë të parë me partnerin e tij

-Instant, Paparazzi, Slider



Tiziano Ferro ka habitur fansat teksa njoftoi që është bërë baba për herë të parë. Edhe pse kishte shprehur si dëshirë më përpara dukej sikur ky rrugëtim do të ishte i largët. Këngëtari e bëri lajmin të ditur përmes Instagramit, me një foto, duke publikuar për herë të parë portretin e një familjeje të lumtur me katër anëtarë.

“Dy telefonata më bënë njeriun më të lumtur në botë. E para disa muaj më parë: një vajzë e vogël. E dyta disa javë më vonë: këtë herë një djalë. U bëra baba dhe dua t’ju prezantoj me këto dy mrekulli, 9 dhe 4 muajsh”, shkruan ai, para se të zbulojë emrat e dy fëmijëve: “Margherita dhe Andres, jeta juaj sapo ka filluar. Por edhe e jona.

Për mua dhe Victor, përvoja e prindërve përfaqëson nderimet më të larta, punën më kërkuese, të cilën do ta përballojmë me dashuri, vëmendje, butësi dhe përkushtim. Ne e kuptojmë dhe e pranojmë kuriozitetin që mbretëron rreth nesh, por ju kërkojmë të respektoni konfidencialitetin e Margherita-s dhe Andres.

Ne do të kujdesemi për fëmijët tanë, do t’i mbrojmë ata dhe do të ruajmë intimitetin e tyre sa më mirë që mundemi. Do të jetë vetëm në dorën e tyre të vendosin “kur” – dhe mbi të gjitha “nëse” – do të ndajnë historinë e jetës së tyre, është e drejtë që ata ta dinë atë përpara pjesës tjetër të botës. Është një e drejtë e padiskutueshme. Faleminderit për dashurinë dhe mirëkuptimin që keni gjithmonë. Ne ju duam!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tiziano Ferro (@tizianoferro)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *