• |
ide | kryesore

Rusia merr kontrollin e centralit më të madh bërthamor të Ukrainës

-Instant, Lajme, Planet



Trupat ruse kanë marrë nën kontroll centralin bërthamor të Zaporizhzhia. Ndërkohë njoftohet se personeli i stacionit vazhdon të punojë dhe të monitorojë gjendjen e njësive të energjisë.

Autoritetet ukrainase thanë rreth orës 2:30 të mëngjesit të së premtes një zjarr kishte shpërthyer në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, që ndodhet në Enerhodar, në juglindje të Ukrainës. Centrali është më i madhi i këtij lloji në Ukrainë dhe përmban gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Më herët një zjarr shpërtheu në fabrikën më të madhe në Europë, pas një sulmi me granatime ruse. Presidenti Zelensky u bëri thirrje liderëve botërorë të ndalojnë rusë para se kjo të kthehet në fatkeqësi bërthamore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *