• |
ide | kryesore

Edhe Festivali i Filmit në Kanë nuk do të mirëpresë delegacionet ruse

-Instant, Paparazzi, Slider



Edicioni i 75-të i Festivalit të Filmit në Kanë, i cili do të zhvillohet nga 17 deri më 28 maj 2022, nuk do të mirëpresë delegacionet ruse. Ekipi organizues i eventit francez shpjegoi se asnjë zyrtar apo ent i lidhur me qeverinë e Vladimir Putinit nuk do të jetë i pranishëm, veçse nëse lufta e agresionit përfundon në kushte që kënaqin popullin ukrainas, përcjell “Ansa”.

“Duam t’i drejtohemi me një mendim të veçantë artistëve dhe profesionistëve ukrainas të filmit, si dhe familjeve të tyre, jeta e të cilëve tani është në rrezik. Përshëndesim guximin e të gjithë atyre në Rusi që kanë marrë rrezikun të protestojnë kundër agresionit dhe pushtimit të Ukrainës. Midis tyre ka artistë dhe profesionistë të filmit që nuk kanë pushuar kurrë së luftuari kundër regjimit aktual dhe që nuk mund të lidhet me këto akte të patolerueshme dhe me ata që bombardojnë Ukrainën”, – thuhet në deklaratën e organizatorëve të Festivalit të Kanës, ku theksohet se ky event do të jetë gjithmonë në shërbim të artistëve dhe profesionistëve të filmit, zëri i të cilëve ngrihet për të denoncuar dhunën, represionin dhe padrejtësinë dhe për të mbrojtur paqen dhe lirinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *