• |
ide | kryesore

Analiza në “The Guardian”/ Putin dhe Trump më bindën sa gabim e kuptuam shekullin e 21-të

-Instant, Arkiva, F1, Lajme, Planet, Të fundit



Nacionalizmi po zhduket, demokracia është e pashmangshme, lufta bërthamore nuk mund të ndodhë… Ukraina po na tregon se “siguritë” e vjetra ishin të gabuara.

Nga Robert Reich*

Ka shumë gjëra në lidhje me shekullin e 21-të që vërtet i kisha besuar, por pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin dhe zgjedhja e Donald Trump në 2016-ën më bënë të kuptoj se isha gabuar. Unë besoja se:

Nacionalizmi po zhduket

Besoja se globalizimi do të mjegullonte kufijtë, do të krijonte ndërvarësi ekonomike midis kombeve dhe rajoneve dhe do të shtrinte një kulturë moderne konsumatore dhe artistike në mbarë botën. Isha gabim. Si Putin ashtu edhe Trump e shfrytëzuan nacionalizmin ksenofobik për të ndërtuar pushtetin e tyre. Agresioni i Putinit ndezi gjithashtu një patriotizëm frymëzues mes ukrainasve.

Kombet nuk mund të kontrollojnë më atë që qytetarët e tyre dinë

Unë besoja se teknologjia dixhitale, përfshirë internetin, do ta bënin të pamundur kontrollin e flukseve botërore të informacionit dhe njohurive. Tiranët nuk mund t’i mbanin më njerëzit e tyre në errësirë ose t’i mashtronin me propagandë. Përsëri gabim. Trump mbushi mediat me gënjeshtra, ashtu si edhe Putini. Putin gjithashtu ka shkëputur qytetarët rusë nga e vërteta për atë që po ndodh në Ukrainë.

Kombet e përparuara nuk do të luftojnë më për territore gjeografike

Mendoja se në “ekonominë e re”, toka po bëhej më pak e vlefshme se njohuritë dhe inovacioni teknologjik. Ndaj besoja se konkurrenca midis kombeve do të ishte mbi zhvillimin e shpikjeve të fundit. Kisha vetëm pjesërisht të drejtë. Teksa aftësitë dhe inovacioni janë të rëndësishme, tokat ende ofrojnë akses në lëndët e para dhe të mbrojnë kundër agresorëve të huaj të mundshëm.

Fuqitë e mëdha bërthamore nuk do të rrezikojnë kurrë një luftë kundër njëra-tjetrës për shkak të “shkatërrimit reciprok”

Kisha besim se lufta konvencionale apo bërthamore ishte e paimagjinueshme. Kam frikë se kam gabuar. Putini tani po i drejtohet mjeshtërisë së rrezikshme bërthamore.

Qytetërimi nuk do të mbahet më kurrë peng nga njerëz të çmendur të izoluar me fuqinë për të bërë kërdinë

Unë supozoja se ky ishte një fenomen i shekullit të 20-të dhe se qeveritë e shekullit të 21-të, madje edhe ato totalitare, do të kufizonin tiranët. Trump dhe Putin më kanë bindur se kam gabuar.

Evolucioni i luftërave në kibernetike apo armët precize do të minimizojnë viktimat civile

Isha bindur nga specialistë të strategjisë së mbrojtjes se nuk kishte më kuptim që ushtritë të godisnin civilët. Krejt e gabuar. Viktimat civile në Ukrainë janë në rritje.

Demokracia është e pashmangshme

E kisha këtë besim që në fillim të viteve 1990, kur Bashkimi Sovjetik ishte shpërbërë dhe Kina ishte ende e varfër. Më dukej se regjimet totalitare nuk kishin më asnjë shans në “botën e re” të globalizuar të udhëhequr nga teknologjia. Sigurisht, diktaturat e vogla do të mbeteshin në disa rajone të botës, por moderniteti sillte demokracinë dhe demokracia – modernitetin.

Si Trump, ashtu edhe Putini më kanë treguar se sa gabim e kam pasur edhe për këtë.

Ukrainasit po tregojnë se përpjekjet e Trump dhe Putin në shekullin e 21-të për të kthyer mbrapsht akrepat e kohës, kërkojnë një demokraci mjaft të fuqishme për t’iu kundërvënë autokratëve si ata.

Ata po tregojnë gjithashtu me qartësi frymëzuese se demokracia nuk mund të merret si e mirëqenë. Demokracia nuk është një sport spektatorësh. Nuk është ajo që bëjnë qeveritë. Demokracia është ajo që bëjnë njerëzit.

Ukrainasit po na kujtojnë se demokracia mbijeton vetëm nëse njerëzit janë të gatshëm të sakrifikojnë për të. Madje disa sakrifica duken mjaft të vogla. Juve mund t’ju duhet të qëndroni në radhë për orë të tëra për të votuar, siç bënë dhjetëra mijëra njerëz me ngjyrë në zgjedhjet e vitit 2020 në Amerikë.

Juve mund të duhet të marshoni dhe protestoni dhe madje të rrezikoni jetën në mënyrë që të tjerët të mund të votojnë, siç bënë udhëheqësit ikonë të të drejtave civile John Lewis dhe Martin Luther King.

Mund t’ju duhet të trokisni në qindra dyer për të bindur disa votues. Ose të mblidhni mijëra njerëz për të dëgjuar zërin tuaj apo të ngriheni kundër të fuqishmëve që nuk duan që zëri juaj të dëgjohet.

Mund t’ju duhet të bëni luftë për të mbrojtur demokracinë nga ata që do ta shkatërronin atë. Populli i Ukrainës po na kujton gjithashtu se demokracia është trashëgimia e vetme më e rëndësishme që kemi nga gjeneratat e mëparshme që e forcuan atë dhe që rrezikuan jetën e tyre për ta ruajtur.

Ajo do të jetë trashëgimia më e rëndësishme që do t’u lëmë brezave të ardhshëm, nëse nuk lejojmë që ajo të shtypet.

Putini dhe Trump më kanë bindur se kam gabuar se sa larg kishim arritur në shekullin e 21-të.

Teknologjia, globalizimi dhe sistemet moderne të qeverisjes nuk i kanë ndryshuar mënyrat e tiranisë.
Edhe unë, si miliona të tjerë në mbarë botën jam frymëzuar nga populli ukrainas, i cili po na mëson edhe një herë mësimet që dikur i dinim.

©Marrë The Guardian, përktheu LAPSI.al

*Robert Reich, një ish-sekretar i punës i SHBA-së, profesor i politikave publike në Universitetin e Kalifornisë dhe autor librash. Ai është një kolumnist i “Guardian US”



17 Comments

  1. Po këtë bythqirin botoni që I ka shërbyer Klintonit dhe Obames dhe urren Trump-in.jeni bere tmerrësisht VARI-KARSA O LAPSI!

    1. Po mor PLEHU SOROSI-an, po mor hyzmeqar i djallit te mallkuar, dita po afrohet qe turrmat e terrbuara nga padrejtesite, dhuna gjakatare, mashtrimet e krimineleve tuaj burreca=gra dhe bushtra, qe keni montuar neper pushtete ne menyra te paligjshme dhe tinzare (si puna e DIKTOTORIT b*thq*m/pederast, EDVIN KRISTAQI, qe rrin ne pushtet me vetem 17% te listes se zgjedhesve) te fillojne montimet GIJOTIN-nave neper sheshet e qyteteve, kudo neper bote. Qe te triumfoj DIKTATURA GLOBALE, duhet qe te zhdukni rreth 7 miliard njerez, kjo nuk eshte edhe aq e lehte, o sadiste lgbt, mjafton 1 kunj shkrepse qe te djegi 1 pyll te tere, mjafton 1 pike gjaku qe te djegi DIKTATUREN, KAQ!

  2. ky quan mashtrues Donald Trump qe etiketonte Putinin diktator.
    Obama hoqi raketat e Bushit nga Europa lindore pa asnje garanci ose varesi per ti bere qefin Anxheles.
    turp barazimi i Trump me Putin.
    po sic dihet Republikanet jane si Zoti dhe Demokratet si Santa Klaus
    Rrine dhe luftojne Salen!Turp

  3. Ne Ukraine po ndodh ajo qe ndodhi ne Kosove, Bosnje, Siri, Irak e kudo ku ka patur luftera lokale. E perbashket ka qene se viktimat me se shumti jane popullsia civile, grate dhe femijet.

    Palet perballe ne ofensiva e lufte guerrile dhe kjo e vendos popullsine ne vatren e zjarrit.

    Teza se kombet po zhduken eshte synim e projekt i atyre qe nuk e kane nje te tille, por nje konglomerat etnish, pakicash e komunitetesh.

    Respektimi i te drejtave kombetare te gjithsecilit popull, i te drejtave civile e te njeriut brenda shtetit ku ka zgjedhur te jetojne, jane ne themel te demokracise e paqes.

    Demokracia lindi ne Greqine e lashte jo prej modernizimit, pasurise e teknologjise, por si nevoje e nje bashjetese normale dhe vete zhvillimit shoqeror.

    Ndoshta duhet te kuptojme se kemi ende per te mesuar nga ai zhvillim qe koha vetem e pasuroi pa e zbehur

  4. Ndoshta e kuptuat gabim sepse tentuat ta krijoni ne laborator kete shekull. Okay, mund te thoni qe po perpiqemi te krijojme nje qyteterim me te mire por te perdoresh si mburoje fjalen demokraci kur urren Brexit dhe Donald Trump eshte hipokrizi e madhe. Ti perdor fjalen demokraci sepse eshte fjala me konsensuale perboterisht , problemi eshte qe sic cdo njeri tjeter ti nuk e do demokracine cdo dite por vetem kur prodhon rezultatet qe te pelqejne ty. Atehere ti nuk do demokracine (idene qe shumica dominon sepse vota eshte e barabarte per te gjithe), por ideologjine. Ideologjia qe ke perqafuar ti eshte dukshem racionalizmi. Dakord jam por eshte pak naive te thuash qe duhet te ishte ideologjia dominuese e shekullit XXI kur eshte promovuar dhe refuzuar me sukses prej te pakten 2 shekujsh. Ne i dijme pasojat e ketyre institucioneve problematike qe permend ti por nuk i dime pasojat e institucioneve pastertisht racionale sepse nuk jane provuar kurre. Nuk do cuditesha qe ne nje bote te globalizuar racionale nja 2, 3, 4 miliarde njerez te na dilnin teper. Kombet i promovojne lindjet se duan te superojne njeri-tjetrin. Per mos permendur fete tradicionale qe kane ndikimin me te madh me promovimin e jetes pavaresisht cfare mund te thone ciniket.

  5. Ai punetori qe ben nga dy apo tre pune te mbaje familjen dhe te paguaje faturat qe mos t’a nxjerrin ne mes te kater rrugeve me grua e kalamaj ketu ne USA kerkon te ulen cmimet qe po kapin shifra historike, ky pederasti na tregon perralla me mbret me gjithe keta lepujt e Lapsit. Trump ishte presidenti me i suksesshem pas Reagan, Biden eshte super i korruptuar, pas perandor Obames. Sikur te ishte Trump president, fjala lufte do ishte harruar.

    1. Sufllaqja e orës 02:44′ qenka turni i 3 ! Ik o qyqar në shtëpi se po ti shkerdhejne gratë patronazhistet për 1 bidon naftë!

  6. Po mor PLEHU SOROSI-an, po mor hyzmeqar i djallit te mallkuar, dita po afrohet qe turrmat e terrbuara nga padrejtesite, dhuna gjakatare, mashtrimet e krimineleve tuaj burreca=gra dhe bushtra, qe keni montuar neper pushtete ne menyra te paligjshme dhe tinzare (si puna e DIKTOTORIT b*thq*m/pederast, EDVIN KRISTAQI, qe rrin ne pushtet me vetem 17% te listes se zgjedhesve) te fillojne montimet GIJOTIN-nave neper sheshet e qyteteve, kudo neper bote. Qe te triumfoj DIKTATURA GLOBALE, duhet qe te zhdukni rreth 7 miliard njerez, kjo nuk eshte edhe aq e lehte, o sadiste lgbt, mjafton 1 kunj shkrepse qe te djegi 1 pyll te tere, mjafton 1 pike gjaku qe te djegi DIKTATUREN, KAQ!

  7. O pordhefesor prape do zhgenjehesh se edhe kete e paske kuptuar shume gabim. Perfundimisht verteton qe ke qene loqe dhe do vazhdosh te mbetesh kokrra e loqes.

  8. Eshte e vertete se u rrit teknologjia sidomos ajo e komunikimit dhe e transportit duke i bere

    distancat gjithenje e me te vogla dhe varesine e bashkepuimin reciprok me te domosdoshme

    por eshte gjithashtu e vertete se kjo coi ne polarizim edhe me te thelle shoqeror midisa te pasurve

    e te varferve dhe midis shteteve. Perendimi qe ka shekuj qe dominon boten kryesisht per shkak

    te forces, te pushtimeve e grabitjeve te popujve te tjere e si pasoje ka edhe zhvillimin me te madh

    teknologjik kerkon ta ruaje kete hegjemoni dhe ne pamundesi dhe ne panevoje te pushtimeve

    koloniale kerkon dhe i zhvat popujt me metodat e reja duke vene e promovuar regjime kukulla

    te nenshtruara e grabitese te popullit te vet . Te gjitha pasurite e grabitura depozitohen ne bankat

    perendimore duke e thare mundesine e zhvillimit te vendeve ku sundojne keto qeveri kukulla si

    puna e jone. Ndersa nje pjese e vogel zoteron shumicen e pasurise, pjesa tjeter rrezikohet per

    buken e gojes, ndoshta e ka nje celular ne dore, e blere si domosdoshmeri apo e dhuruar por mund

    te mos kete buke per femijet ne darke. Nevoja per dominimin e territoreve, ashtu si ne fillimet e

    njerzimit eshte baza e konflikteve. Ne baze te ketij konflikti ne Ukrahine nuk eshte lufta per demokraci

    apo per diktrature, por per zoterimin e fushave te pafundme Ukrahinasve, ashtu si ne Shqiperi e

    gjithe lufta e opozites e mazhorances nuk behet [per demokraci apo per zhvillim shoqeror por kush

    do te kete zoteroje pushtetin politik si mjet per zoterimin e territorit, te pasurive te tokes e mbitokes

    per interesat e tyre personale dhe perkrahja qe vendet perendimore u japin ketyre per te ndejtur apo

    per te marre pushtetin eshte ne perpjestim te drejte me masen se sa nga keto pasuri te vjedhura

    shqiptareve u dergojne si “bakshish” per te marre bekimin e tyre.

  9. Nacionalizmi po zhduket???? Por po te degjosh Fukujamat……. fillon e zhgenjehesh si kurve pastaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *