• |
ide | kryesore

Probleme të reja për Portugalinë: dëmtohet edhe Neves, humbet playoff-in drejt Katarit

-Instant, Sport



Lajm i keq për Portugalinë në funksion të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës Katar 2022. Pas dëmtimit në gju, të pësuar në ndeshjen e fundit kundër Leeds, Ruben Neves, mesfushori i Ëolverhampton, në fakt nuk do të jetë i disponueshëm si për ndeshjen e së enjtes më 24 mars kundër Turqisë, ashtu edhe për finalen eventuale (e martë 29 mars) kundër fituesit mes Italisë dhe Maqedonisë. Në vend të tij trajneri Santos, i cili e kishte përfshirë në listën e tetë mesfushorëve, ka vendosur të thërrasë nga Porto Vitinhan, lojtar i datëlindjes 2000.

Përveç Neves, Portugalia duhet të heqë dorë për probleme fizike edhe nga Semedo, Renato Sanches dhe Ruben Dias, por trajneri Santos do të jetë ende në gjendje të besojë në një skuadër plot cilësi dhe eksperiencë. Ja lista e plotë e të grumbulluarve nga luzitanët.

PORTIERË: Anthony Lopes, Diogo Costa, Rui Patricio.
MBROJTËS: Cedric Soares, Diogo Dalot, Joao Cancelo, Gonçalo Inacio, José Fonte, Pepe, Nuno Mendes, Raphael Guerreiro.
MESFUSHORË: Danilo Pereira, Vitinha, William Carvalho, Bruno Fernandes, Joao Moutinho, Matheus Nunes, Otavio Monteiro, Bernardo Silva.
SULMUES: André Silva, Cristiano Ronaldo, Diogo Jota, Gonçalo Guedes, Joao Felix, Rafael Leao.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *