• |
ide | kryesore

Zelensky shpërthen gjatë fjalës në NATO: Duam armë, mos na flisni për standarde

-Instant, Lajme, Planet



Përpara liderve të NATO-s, që janë mbledhur në një samit për situatën e krijuar në Ukrainë pas mësymjes ruse, presidenti i Ukrainës është treguar i ashpër në reagimin e tij. Gjatë fjalës, Zelensky përmendi të gjithë krimet e Rusisë në Ukrainë dhe për këtë arsye iu kërkoi vendeve anëtarë të aleancës që të paktën të dërgojnë armë për t’u përballur me ushtrinë e Putin.

“E vetmja gjë që kërkoj prej jush, për hir të ushtrisë sonë, pas një muaji të tillë lufte kundër Rusisë: Kurrë më, ju lutem, mos na thoni kurrë se ushtria jonë nuk i përmbush standardet e NATO-s. Ne kemi treguar se për çfarë janë të afta standardet tona. Dhe sa shumë mund t’i japim sigurisë së përbashkët në Europë dhe në botë. Ushtria ukrainase ka një muaj që lufton në kushte të pabarabarta! Dhe prej një muaji po jua përsëris një gjë. Për të shpëtuar njerëzit dhe qytetet tona, Ukraina ka nevojë për ndihmë ushtarake pa kufizime. Rusia po përdor të gjithë arsenalin kundër nesh. Po shkatërron të gjithë jetën. Çdo objekt, nga ndërtesat e banimit te kishat, nga magazinat ushqimore te universitetet, nga urat te spitalet. Rusia përdori bomba me fosfor këtë mëngjes. Sërish fëmijë po vdesin, njerëz po vdesin”, tha mes të tjerash Zelensky.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *