• |
ide | kryesore

Zbulimi i Reuters: Putin gati për armëpushim, por duke mbajtur territoret e pushtuara në Ukrainë

Arkiva, F1, Lajme, Planet, Të fundit
putin


Presidenti rus Vladimir Putin është gati të ndalojë luftën në Ukrainë me anë të negocimit të një armëpushimi që njeh linjat aktuale të fushëbetejës. Lajmin e dha agjencia Reuters që thotë se e ka konfirmuar nga katër burime ruse të cilat shtuan se Putin është i përgatitur të vazhdojë të luftojë nëse Kievi dhe Perëndimi nuk përgjigjen. Tre nga burimet, që janë në dijeni të diskutimeve në rrethin e njerëzve të Putinit, thanë se lideri rus kishte shprehur zhgënjim ndaj një grupi të vogël këshilltarësh për atë që ai i sheh si përpjekje të mbështetur nga perëndimi për të penguar negociatat dhe vendimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy për të mos nisur bisedimet.

“Putini mund të luftojë për aq kohë sa do të duhet, por Putini është gjithashtu gati për një armëpushim, për të ngrirë luftën” – tha një tjetër burim i lartë rus që ka punuar me Putinin dhe ka dijeni për bisedat e nivelit të lartë në Kremlin. Të katër burimet folën në kushte anonimiteti duke pasur parasysh ndjeshmërinë e çështjes. Për këtë çështje, Reuters foli me persona që punojnë ose kanë punuar me Putinin në një nivel të lartë në botën politike dhe të biznesit. I pyetur për këtë çështje në një konferencë shtypi në Bjellorusi të premten, Putin tha se bisedimet e paqes duhet të rifillojnë.

“Le të rifillojnë” – tha ai, duke shtuar se negociatat duhet të bazohen në “realitetet në terren” dhe në një plan të rënë dakord gjatë një përpjekjeje në javët e para të luftës për të arritur një marrëveshje. “Jo në bazë të asaj që dëshiron njëra palë” – tha ai.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba shkroi në X se udhëheqësi rus po përpiqet të prishte një samit të paqes të iniciuar nga Ukraina në Zvicër muajin e ardhshëm duke përdorur mbështetësit e tij për të dërguar “sinjale false” rreth gatishmërisë së tij për të ndalur luftën. “Aktualisht Putin nuk ka dëshirë t’i japë fund agresionit të tij kundër Ukrainës. Vetëm zëri parimor dhe i bashkuar i shumicës globale mund ta detyrojë atë të zgjedhë paqen në vend të luftës” – tha Kuleba. Mykhailo Podolyak, një këshilltar presidencial ukrainas, tha se Putin donte që demokracitë perëndimore të pranonin humbjen.

Jo një luftë pa mbarim

Emërimi javën e kaluar të ekonomistit Andrei Belousov si ministër i mbrojtjes i Rusisë u pa nga disa analistë ushtarakë dhe politikë perëndimorë si vendosja e ekonomisë ruse në një bazë të përhershme lufte me qëllim që të fitonte një konflikt të zgjatur. Megjithatë, burimet thanë se Putin, i rizgjedhur në mars për një mandat të ri 6-vjeçar kërkon të përdorë momentin aktual të Rusisë për ta lënë pas luftën. Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, në përgjigje të një kërkese për koment, tha se vendi i tij nuk dëshiron “luftë të përjetshme”.

Bazuar në njohuritë e tyre për bisedat në radhët e larta të Kremlinit, dy nga burimet thanë se Putin ishte i mendimit se përfitimet në luftën e deritanishme ishin të mjaftueshme për t’i shitur një fitore popullit rus. Konflikti më i madh tokësor i Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore ka kushtuar dhjetëra mijëra jetë nga të dyja palët dhe ka çuar në sanksione gjithëpërfshirëse perëndimore ndaj ekonomisë ruse.

Tre nga burimet thanë se Putini e kuptoi se çdo përparim do të kërkonte një mobilizim tjetër mbarëkombëtar, të cilin ai nuk e donte. Një nga burimet, i cili e njeh presidentin rus, tha se popullariteti i Putin ra pas mobilizimit të parë në shtator 2022. Thirrja trembi një pjesë të popullsisë në Rusi, duke bërë që qindra mijëra burra në moshë të tërhequr të largoheshin nga vendi. Sondazhet treguan se popullariteti i Putinit ra me disa pikë. Peskov tha se Rusia nuk kishte nevojë për mobilizim dhe në vend të kësaj po rekrutonte kontraktorë vullnetarë në forcat e armatosura. Perspektiva për një armëpushim, apo edhe për bisedime paqeje, aktualisht duket e largët.

Zelenskiy ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se paqja me kushtet e Putinit nuk është një gjë e re. Ai është zotuar të rimarrë territorin e humbur, duke përfshirë Krimenë, të cilën Rusia e aneksoi në 2014. Ai nënshkroi një dekret në vitin 2022 që zyrtarisht shpalli çdo bisedë me Putinin “të pamundur”. Një nga burimet parashikoi se asnjë marrëveshje nuk do të mund të ndodhte derisa Zelenskiy ltë ishte në pushtet, përveçse nëse Rusia e anashkalon atë dhe arrin një marrëveshje me Uashingtonin. Megjithatë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke folur në Kiev javën e kaluar, u tha gazetarëve se nuk besonte se Putin ishte i interesuar për negociata serioze.

Bisedimet në Zvicër

Samiti zviceran i paqes në qershor ka për qëllim unifikimin e opinionit ndërkombëtar se si t’i jepet fund luftës. Takimi është organizuar me iniciativën e Zelenskiy, i cili ka thënë se Putin nuk duhet të marrë pjesë. Zvicra nuk e ka ftuar Rusinë. Moska thotë se bisedimet pa praninë e saj nuk janë të besueshme. Ukraina dhe Zvicra duan që aleatët e Rusisë, përfshirë Kinën, të marrin pjesë. Duke folur në Kinë më 17 maj, Putin tha se Ukraina mund të përdorë bisedimet zvicerane për të marrë mbështetje kërkesa e Zelenskiy për një tërheqje totale ruse, për të cilën Putin tha se do të ishte një kusht i imponuar dhe jo një negociatë serioze paqeje.

Ministria e Jashtme zvicerane nuk iu përgjigj kërkesës për një koment. Në përgjigje të pyetjes për këtë çështje, një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se çdo iniciativë për paqen duhet të respektojë “integritetin territorial të Ukrainës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht” dhe e përshkroi Rusinë si pengesën e vetme për paqen në Ukrainë.

“Kremlini ende nuk ka treguar ndonjë interes domethënës për t’i dhënë fund luftës së tij, krejt e kundërta,” tha zëdhënësi. Kievi thotë se Putinit, ekipi i të cilit në mënyrë të përsëritur mohoi se ai po planifikonte një luftë përpara se të pushtonte Ukrainën në vitin 2022, nuk mund t’i besohet se mund të respektojë ndonjë marrëveshje. Si Rusia ashtu edhe Ukraina thonë se kanë frikë se pala tjetër do të përdorë armëpushimin për t’u riarmatosur. 

Kievi po merr një paketë ndihme prej 61 miliardë dollarësh nga SHBA dhe ndihma shtesë ushtarake evropiane për të ndryshuar atë që Zelenskiy e përshkroi për Reuters këtë javë si “një nga momentet më të vështira” të luftës. Përshkak të mungesave të municioneve pas vonesave të SHBA-së në miratimin e paketës, Ukraina ka pranuar se po përpiqet të rekrutojë trupa ndaj muajin e kaluar uli moshën për burrat që mund të mobilizohen nga 27 në 25 vjeç.

Territoret

Këmbëngulja e Putinit për të mbajtur çdo fitore në fushën e betejës me një marrëveshje është e panegociueshme thonë të gjitha burimet. Megjithatë, Putini do të ishte i gatshëm të mbante ato toka që ka tani dhe të ngrinte konfliktin në vijat aktuale të frontit. “Putini do të thotë se ne fituam, se NATO-ja na sulmoi dhe ne mbajtëm sovranitetin tonë, se ne kemi një korridor tokësor për në Krime, gjë që është e vërtetë”, – tha njëri prej burimeve.

Ngrirja e konfliktit sipas linjave aktuale do t’i linte Rusisë në zotërim pjesë të konsiderueshme të 4 rajoneve të Ukrainës që ai inkorporoi zyrtarisht në Rusi në shtator 2022, por pa kontrollin e plotë të asnjërit prej tyre. Një marrëveshje e tillë nuk do të përmbushte synimet që Moska i vendosi vetes në atë kohë, kur tha se 4 rajonet e Ukrainës: Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson tani i përkisnin të tëra asaj. Peskov tha se nuk mund të bëhet fjalë për kthimin e 4 rajoneve që tani ishin pjesë e përhershme e Rusisë sipas kushtetutës së saj.

Një faktor tjetër që mbështet pikëpamjen e shefit të Kremlinit se lufta duhet të përfundojë dhe jo të zvarritet vjen edhe për shkak se shumë ushtarë të demoralizuar nga beteja po kthehen në Rusi, të pakënaqur me perspektivat e punës dhe të ardhurat e pasluftës, duke krijuar potencialisht tension në shoqëri, tha një nga burimet, i cili ka punuar me Putinin.

“Rusia do të shtyjë për më tej”

Në shkurt, tre burime ruse i thanë Reuters se Shtetet e Bashkuara hodhën poshtë një sugjerim të mëparshëm të Putinit për një armëpushim për të ngrirë luftën. Në mungesë të një armëpushimi, Putini dëshiron të marrë sa më shumë territore që të jetë e mundur për të rritur presionin ndaj Ukrainës. Forcat ruse kontrollojnë rreth 18% të Ukrainës dhe këtë muaj janë futur në rajonin verilindor të Kharkiv. Putini po e mbështet luftën në popullsinë e madhe të Rusisë në krahasim me Ukrainën për të mbajtur në nivele të larta fuqinë ushtarake edhe pa mobilizim, duke u mbështetur nga grupi jashtëzakonisht bujar i atyre që regjistrohen vullnetarisht. “Rusia do të shtyjë për më tej”, – tha burimi që ka punuar me Putinin.

Putini do të vazhdojë të pushtojë me ngadalë territoret derisa Zelenskiy të dalë me një ofertë për të ndaluar, tha burimi. Sipas tij udhëheqësi rus u kishte shprehur ndihmësve se Perëndimi nuk do të siguronte armë të mjaftueshme, duke dëmtuar moralin e Ukrainës. Udhëheqësit amerikanë dhe evropianë kanë thënë se do të qëndrojnë pranë Ukrainës derisa të garantohet sovraniteti i saj. Vendet dhe aleatët e NATO-s thonë se po përpiqen të përshpejtojnë dërgesat e armëve.

“Rusia mund t’i japë fund luftës në çdo kohë duke tërhequr forcat e saj nga Ukraina, në vend që të vazhdojë të kryejë sulme brutale kundër qyteteve, porteve dhe njerëzve të Ukrainës çdo ditë,” – tha Departamenti i Shtetit në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me furnizimet me armë. 

Të pesë burimet thanë se Putin u kishte thënë këshilltarëve se nuk kishte plane të godiste territorin e NATO-s, duke konfirmuar komentet e tij publike për këtë çështje. Dy nga burimet cituan shqetësimet ruse në lidhje me rrezikun në rritje të përshkallëzimit me Perëndimin, duke përfshirë përshkallëzimin bërthamor. Departamenti i Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara nuk e kishin rregulluar qëndrimin e tyre bërthamor dhe as nuk kishin parë ndonjë shenjë se Rusia po përgatitej të përdorte një armë bërthamore. “Ne vazhdojmë të monitorojmë mjedisin strategjik dhe mbetemi gati”, – tha zëdhënësi. ©Marrë nga Reuters, përshtati në shqip LAPSI.al


10 Comments

  1. “Slava Ukraini” shkoi per lesh. Eh ca te ben “aleati strategjik”, te fryn si balone me propagande qe ” po e fitoje luften, po e mbysnin Rusin me sanksione, e ngordhen fare” , dhe rezultati ne fund, nje Ukraine e cuar per lesh, 1/5 e terrotorit e ikur njehere e pergjithmone, miliona ukrainas refugjate dyerve te botes, miliona te vrare e plagosur.

    Kshu eshte kur behesh mish per top i aleatit strategjik qe te rras pallen ne fund e sdo tja dije. Miliardat e dollareve armatime qe u disbursuan duke u justifikuar me luften ne Ukraine dhe bobat e korporatave qe udheheqin realisht Ameriken u bene disafish me te pasur ket dy vjet.

    Lufta eshte biznes!

      1. O mi halesh, nese e kishe me mua, une kam mesuar me kohe te shkruaj, por me mire se te shkruaj di te te shkerdhej robt! Morracak lgbt rilinds.

  2. Nese Ukraina e humb luften atehere Amerika ka per te ikur lesh.
    Asnje vend normal nuk do te doje te jete me aleat i saje dhe $ nuk do te jete me monedhe Boterore.
    Problemi me i madh nese Ukraina humbet eshte se te gjitha shtetet do te zhvillojne armatim berthamor, dhe pastaj…

      1. Ja dhe mbeshtetesi i Joe Kokepatates qe i jep doren njeriut te padukshem😀. Ik hidhu nga noj ure o kerriç gamori se duhet te jesh pall kari te mbeshtesesh nje kokepatate qe e terheq per hunde Alex Sorros.

  3. Ka maru Rusia e Putin.
    Kërkon armëpushim se kujton se Ukraina por sidomos Amerika do bien dakord!!!
    As mos ta mendojë. Filloi një agresion por po I kthehet në boomerang.
    Ju krujt b…a tani ta hajë mrena.

  4. Para pak ditesh Putin ka thene: “Nese duhen bisedime per te arritur nje marrveshje duhet te jene minimumi dy palet ne konflikt si dhe aktoret ndermjetes….”. Ne zvicer behet samiti dhe nuk thirret njera nga palet sepse keshtu do Zelenskyj… vari lesht dmth keta nuk jane per te arritur marreveshje.
    Dje Putin ka thene: “Shume dakort te ulemi e te diskutojme per te arritur marrveshje por ka dy momente kyçe: 1. Diskutimet do te behen referuar gjendjes ne terren pra asaj aktuale sot dhe 2. Bisedimet do te duhet te behen me persona dhe organe Legjitime, duke pare qe mandati i Zelenskyj ka mbaruar ne daten 20 Maj 2024”.
    Mjere populli i shkrete Ukrainas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *