• |
ide | kryesore

Dy shpërthime me tritol në Shkodër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për dy shpërthimet e njëpasnjëshme që tronditën mëngjesin e sotëm kryeqendrën e veriut.

Uniformat blu bëjnë të ditur se rreth orës në derën e supermarketit në pronësi të Florenc Markut në rrugën “Bujar Bishanaku” si dhe në derën e një biznesi tjetër privat butik rrobash në pronësi të shtetasit Xh.B. në rrugën “28 Nentori”, është vendosur lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit raportohet të ketë vetëm dëme materiale. Sakaq, grupi hetimor dhe prokuroria ndodhen në vendngjarje dhe vijon grumbullimi i provave, me qëllim zbardhjen e plotë.

Burime bëjnë të ditur se godina në të cilën ndodhet supermarketi i Florenc Markut është në pronësi të familjes Lici. Ndërkohë godina në të cilën ndodhet biznesi tjetër është në pronësi të Xhemal Bushatit, ish-kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 6 marsit.

Njoftimi i plotë:

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 02:20, në derën e supermarketit në pronësi të shtetasit F.M. në rrugën “Bujar Bishanaku” si dhe në derën e një biznesi tjetër privat butik rrobash në pronësi të shtetasit Xh.B. në rrugën “28 Nentori”, është vendosur lëndë plasëse dhe si pasojë e shpërthimit të tyre kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *